5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Rreziqet nga abuzimi me alkool

Më të lexuarat

Përveç rrezikut të dëmtimit dhe vdekjes si pasojë e aksidenteve dhe dhunës, abuzimi me alkool shkakton problem të tjera fiziologjike dhe psikologjike.

Probleme neurologjike – dëmtimi i të pamurit dhe koordinimit motorik, dëmtimi i kujtesës, halucinacione, errësim i plotë i vetëdijes dhe kriza. Nëse abuzohet për një kohë të gjatë mund të rezultojë me dëmtim të përhershëm të trurit.

Probleme kardiologjike – shtypje e lartë e gjakut dhe e ritmit të zemrës, rreziku i sulmeve dhe ndalimit të punës së zemrës.

Probleme me frymëmarrje – ngadalësim i frymëmarrjes deri në nderprerje të saj, pneumonia, turbekulozi. Poashtu, alkooli rrit rrezikun e kancerit në gojë dhe në fyt.

Probleme të tjera fiziologjike përfshijnë sëmundjet e mëlqisë, dëmtimin e sistemit gastrointestinal, dëmtimin e pankreasit dhe veshkave. Poashtu, konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kequshqyerjen, pengon marrjen e vitaminave përmes ushqimit, shtyp sistemin imunitar, duke rritur kështu potencialin për sëmundje.

Probleme psikologjike – dëmtim i gjykimit dhe i aftësië verbale, plogështi, introversion (mbyllje në vetëvete), sjellje antisociale, paaftësi për t’u perqëndruar, keqësim i marrëdhenieve me familje, shoqëri dhe bashkëpunetorë.

 

Alkooli dhe shtatëzania?

Konsumimi i alkoolit gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun e lindjes me nën peshë tek foshnja dhe pengon zhvillimin intrauterin, ndikon në shfaqjen e infeksioneve, vështirëson të ushqyerit dhe shkakton  probleme zhvilimore afatgjata. Konsumimi i pijeve të rënda alkoolike gjatë muajve të parë të shtatëzanisë mund të rezultojë me lindjen e foshnjës me sindromin alkoolik. Këto foshnje mund të kenë anomali fizike të pakthyeshme, si kafka të vogla, karakteristika jonormale të fytyrës, defekte në zemër dhe rritje e zhvillim të vonuar mendor e fizik.

/strehajone.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit