20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Rreth 1.700 hebrenj fanatikë bastisën Mesxhid al-Aksën

Më të lexuarat

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Ben-Gvir dhe qindra hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa mëngjesin e sotëm nën mbrojtjen e policisë izraelite

Rreth 1.700 hebrenj fanatikë bastisën Mesxhid al-Aksën në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga autoriteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, policia izraelite vendosi kufizime për hyrjen e muslimanëve në Mesxhid al-Aksa.

Ndërkohë, u njoftua se rreth 1.700 hebrenj fanatikë bastisën Mesxhid al-Aksën. Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir dhe qindra hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa mëngjesin e sotëm nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Sipas “status quo”-s të miratuar në marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve të Çështjeve dhe Shenjtërisë.

Hebrenjtë, të cilët më parë kanë vizituar Xhaminë al-Aksa me lejen e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, që nga viti 2003 hyjnë në faltoren e shenjtë të muslimanëve, të shoqëruar nga policia, në kuadër të vendimit të njëanshëm të Izraelit, i cili ka shkelur sovranitetin e Administratës së Fondacioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit