11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Rregulla të reja nëpër rrugët e Evropës nga 1 prilli

Më të lexuarat

Rregullat për lëvizjen e njerëzve në Evropë kanë ndryshuar shumë para Brexit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli.

Një shembull është taksa e re në Paris, Lyon dhe Grenoble. Që nga 1 prilli qytetarët e vendeve të tjera që hyjnë në qytetet franceze duhet të tregojnë certifikatë mjedisore për cilësinë e ajrit, i njohur si CRIT’Air. Çmimi i saj është 4.18 euro dhe dënimi për shkak të mungesës së saj shkon deri në 135 euro.

Masa synon të zgjerohet në zonat me nivel të ulët të emisioneve të dëmshme në Evropë. Ndërkohë pritet një hap tjetër, sipas të cilit veturat e huaja në Gjermani nuk do të jenë në gjendje të ngasin pa paguar nëpër autostradat me shpejtësi të pakufizuar.

Sipas “The Independent”, Bundestagu do të pranojë këtë kërkesë së shpejti. Tarifa për lëvizjen e pakufizuar do të varet nga ndikimi i automjetit në mjedisin e vendit. Sipas të dhënave paraprake, fillimisht do të aplikohen tarifa 5 euro për 10-ditë për vetura “eko”, ndërsa 15 euro për makinat që ndotin ajrin në një masë më të madhe. Shoferët gjermanë gjithashtu do të paguajnë një taksë të tillë, por kostot do të jenë në përputhje me tarifat më të ulëta vjetore për automjetet.

Austria tashmë ka një skemë të këtij lloji të “vinjetave”, e cila do të kushtojë 8.90 euro për 10 ditë për automjetet e huaja./albinfo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit