9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ribery: E meritova Topin e Artë

Më të lexuarat

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka kritikuar rezultatin e votimeve për FIFA Topin e Artë 2013 pasi mendon se Cristiano Ronaldo nuk e meritoi çmimin, pasi nuk kishte fituar asnjë trofe vitin e kaluar.
Edhe pse më herët deklaroi se Topi i Artë nuk ishte synimi i tij, francezi tash ka shprehur zhgënjimin pasi beson se ai duhet ta kishte fituar çmimin, madje duke thënë se “ishte një vendim politik”.

“Unë fitova gjithçka që mund të fitoj me Bayernin dhe individualisht. Ronaldo në anën tjetër nuk fitoi asgjë”.

“Nuk jam i zemëruar që humba, por dhemb ca. E meritova ta fitoj Topin e Artë”.

“Ishte e qartë se Ronaldo do ta fitonte atë. Afati i votimeve u shty për dy javë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ishte çështja për futbollin. Ishte një vendim politik”, ka thënë Ribery për AZ. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit