Rezultat i largimit nga Kurani dhe Sunneti – Ibn Kajjimi

Më të lexuarat

Rezultat i largimit nga Kurani dhe Sunneti

Kur ia kthyen njerëzit shpinën gjykimit të Kuranit dhe Sunnetit, besuan se ato dyja nuk janë të mjaftueshme dhe anuan nga mendimet e idetë, krahasimet dhe thëniet e te parëve sektarë, u paraqit tek ata prishja e natyrës së pastër, errësira e zemrave, turbullira në të kuptuar dhe fshirja e trurit. Këto sëmundje u përhapën te ata gjithandej dhe i sunduan derisa vogëlushi u rrit ashtu dhe i madhi u plak në atë gjendje e askush nuk e shikonte të keqe. Si pasojë, mbizotëroi te ata një tjetër fenomen…, bidatet (risitë), zunë vendin e sunnetit, egoja zuri vendin e mendjes, epshi vendin e pjekurisë, humbja vendin e udhëzimit, e keqja vendin e të mirës, injoranca vendin e diturisë, syfaqësia vendin e sinqeritetit, e kota vendin e të vërtetës, genjeshtra vendin e të drejtës , lajkat vendin e transparencës dhe padrejtësia vendin e drejtësisë.

Këto punë u bënë sundimtare dhe mbizotëruese , kurse ithtarët e tyre tregoheshin me gisht, ndërsa më parë të kundërtat e këtyre punëve mbizotëronin dhe ithtaret e tyre të vërtetë ishin në dukje. Kur të shikosh këto punë tek afrohen, flamujt e tyre të shpalosen dhe ushtritë e tyre te gatitura, atëherë barku i tokës është më i mirë se sipërfaqja e saj, majat e maleve janë më mirë se fushat dhe qëndrimi me egërsirat , më i sigurt se përzirja me njerëzit.

Toka u dridh, qielli u mbulua , ndërsa shkatërrimi u përhap në tokë dhe në det nga zullumi i të prishurve.

Begatitë shkuan, mirësitë u pakësuan, egërsirat u dobësuan dhe jeta u turbullua nga shturja e zullumqarëve.

Rezatimi i dritës dhe errësira e natës lënguan dhe qanë nga punët e ndyra dhe veprat tronditëse.

Njerëzit e ndershëm shkrimtarë, u ankuan te Zoti i tyre nga fëlliqësitë e tepërta dhe punët e ndyra dhe nga sundimi i të këqijave e gjërave të shëmtuara.

Kjo, -Pasha Allahun- po paralajmëron vërshimin e dënimit, retë e të cilit janë tubuar dhe po njofton për fatkeqësinë e një nate me errësirë të plotë.

Largohuni pra nga rruga e këtij vërshimi duke u penduar sinqerisht, derisa pendimi është i mundshëm dhe dera e tij e hapur. Ç’është kështu?! Jeni afër derës, por ajo u mbyll, pengu ngeli në dorë, kurse krahu i fluturimit, ngeci e u zu.

“…Sigurisht , të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”
(Esh-Shuraë 227)

Ibn Kajjim el Xhevzije *(marrë nga libri: Vlera e dijes dhe dijetarëve)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit