9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Rënie e theksuar e natalitetit në Maqedoni

Më të lexuarat

Në Maqedoni po vazhdon rënia drastike e natalitetit, me ç`rast Enti Shtetëror i Statistikave ka regjistruar shifra serioze për rënien e lindshmërive.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nataliteti nga viti 1995 deri në vitin 2012 ka shënuar rënie për 4 për qind.

Sipas një analize të demografëve, vendi po e humbë betejën me natalitetin dhe se statistikat janë shqetësuese. Qeveria përmes një plani social nuk arriti të shtojë numrin e lindshmërive.

Sipas këtij plani, çiftet që lindin fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt përfituan dhe përfitojnë një pagë sociale për disa vite, ndërsa tani është në fuqi vetëm ndihma sociale vetëm për ato çifte me fëmijën e tretë.

Por, megjithë këto masa sociale për nxitjen e lindshmërive, nataliteti akoma vazhdon me trende negative.

Trendet negative janë tek komuniteti maqedonas, ndërsa rrezikohet nataliteti edhe tek komuniteti shqiptar. Rritje të natalitetit vazhdon të ketë komuniteti rom. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit