22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Reforma në Arabinë Saudite: Rruga që nuk u ndoq

Më të lexuarat

Reforma në Arabinë Saudite: Rruga që nuk u ndoq | By Dr. James M. Dorsey

Dokumenti i BESA Center Perspectives Nr. 2,003, 21 Prill 2021

  • Ky artikull është përkthim i punimit të institutit dhe autorit në fjalë, ai nuk përmban ose reflekton pajtueshmëri apo qëndrime të redaksisë.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE: Shejhu Saudit Selman Aude, një dijetar fetar shumë i popullarizuar, por edhe i diskutueshëm ka qenë kryesisht në izolim që nga viti 2017, ai u paraqit në gjykatë kohëve të fundit vetëm për të dëgjuar se gjykimi i çështjes së tij ishte shtyrë përsëri për katër muaj. Ai akuzohet me më shumë se 30 akuza për terrorizëm, një term që ka përcaktim të gjerë në Arabinë Saudite, aty përfshihet edhe aderimi në ateizëm edhe disidencën paqësore, sidoqoftë prokurorët po kërkojnë dënimin e shejhut në fjalë me vdekje.
Nuk ishte menjëherë e qartë se pse gjyqi i Shejhut Aude u shty, por disa analistë sugjerojnë që qeveria mund të ketë dashur të shmangë një çështje gjyqësore të profilit të lartë në një moment në të cilin Arabia Saudite po manovron për të parandaluar përkeqësimin e marrëdhënieve me administratën Biden, e cila është kritike ndaj mbretërisë për nivelin e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Raporti vjetor i të Drejtave të Njeriut i Departamentit të Shtetit Amerikan e ka identifikuar Auden si një nga “Të paktën 120 persona [të cilët] qëndrojnë në paraburgim për aktivizëm, kritikë ndaj udhëheqësve të qeverisë, ose për kundërshtim të udhëheqësëve fetarë Islam ose , ose për postime ‘fyese’ në internet. ”

Krimet e Audes thuhet se përfshijnë kryengritje, nxitje të mosmarrëveshjeve publike, nxitje të njerëzve kundër sundimtarit, mbështetje të disidentëve të burgosur dhe të qenit një bashkëpunëtor i Katarit dhe Vëllazërisë Myslimane. Arabia Saudite e përcaktoi Vëllazërinë si një organizatë terroriste në 2014.
Aude u arrestua pasi ai u bëri thirrje miliona ndjekësve të tij për pajtim me Katarin tre muaj pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën një bojkot ekonomik dhe diplomatik ndaj shtetit të Gjirit.

Të katër vendet e hoqën bojkotin e tyre në janar 2021 pa asnjë tregues se kërkesat e tyre për ndryshime të mëdha në politikën e jashtme dhe mediave të Katarit ishin përmbushur.

Aude është një klerik fetar islam, një ish militant, 64-vjeçar, ai e hoqi mbështetjen e tij për xhihadistët pas lirimit nga burgu në 1999, Aude e denoncoi Osama bin Laden në vitet 2000 dhe u bë një figurë kryesore në programin e deradikalizimit të qeverisë.

Ashtu si studiues, shkrimtarë dhe gazetarë të tjerë, disa prej të cilëve u dënuan vitin e kaluar me burg të gjatë, ai u bë një zë për reformën politike dhe shoqërore pas revoltave popullore arabe të vitit 2011, duke kërkuar një interpretim humanist të Islamit dhe reformim të legjislacionit me bazë islamin përmes rikontekstualizimit. Ai argumentoi që Arabia Saudite duhet të jetë më tepër një demokraci sesa një teokraci, ta përqafojë pluralizmin, të respektojë të drejtat e pakicave dhe të lejojë shfaqjen e një shoqërie civile të pavarur.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e përshkruajnë Auden, si një njeri i cili nuk ka kërkuar të fshehë të kaluarën e tij luftarake, si një “figurë fetare me ndikim që ka kërkuar respekt më të madh për të drejtat e njeriut brenda Sheriatit”.

Studiuesja saudite, Jasmine Farouk argumenton se e kaluara e Audes është në fakt një nga pasuritë e tij. “Nëse regjimi Saudit po kërkonte vërtet të reformonte Selefizmin Vehabist, Audeh do t’i siguronte atij një model për ta bërë këtë, si dhe do të ishte një aktor i domosdoshëm në këtë proces. Kjo sepse ai është një njeri që nuk e mohon të kaluarën e tij, ” tha zonja Farouk.

Çfarë na bën të kemi dyshime mbi përdorimin e dobishëm të së kaluarës së Audes dhe sinqeritetin e pikëpamjeve të tij reformiste është fakti që ai herë pas here u është përgjigjur pikëpamjeve antisemitike që ka shprehur në vitet e tij të mëparshme (Mendimi i autorit të punimit).

Sidoqoftë, gjyqi i tij, si dhe dënimi i vitit të kaluar për njerëz si studiuesi dhe shkrimtari i Hixhazit Abdullah Maliki, hedh një hije mbi pohimin e Princit të Kurorës Saudite Muhamed bin Selman se ai po e udhëzon Arabinë Saudite drejt një forme të paqartë dhe një moderim të papërcaktuar të Islamit.
Projeksioni i Princit Muhamed për një Islam të moderuar Saudit është krijuar për të forcuar kërkimin e mbretërisë për udhëheqjen e botës muslimane dhe për të rritur aftësinë e saj për të tërhequr investime të huaja direkte.
Princi i kurorës dhe shumë të tjerë në elitën Saudite të cilët nuk janë shënjestruar nga Princi Muhamed në shtypjen e tij kundër kundërshtarëve të mundshëm e shohin Islamin si një mjet me të cilin duhet të forcohet kontrolli i familjes në pushtet. Anëtarët e familjes, si dhe figurat ultra-konservatore fetare e kanë mbështetur prej kohësh një interpretim të Islamit që kërkon bindje absolute dhe të padiskutueshme ndaj sundimtarit.

Duke cituar jurisprudencën islame, Princi Turki Faisal këmbënguli në një opinion që në vitin 2002 që sunduesit e mbretërisë kishin të drejtën e vetme të kërkonin besnikëri dhe bindje të plotë. Princi kishte hedhur poshtë një pohim të një studiuesi të shquar fetar se pushteti ishte i përbashkët në mbretëri.
Princi Turki, ish shef i inteligjencës dhe ambasador në Britani dhe SH.B.A. i cili tani kryeson Qendrën King Faisal për Kërkime dhe Studime Islame, tha se studiuesit thjesht “këshillojnë dhe udhëzojnë” sundimtarët.
Burgosja dhe dënimi i reformatorëve bie në kontrast të plotë me nocionet e një Islami humanitar që përqafon Deklaratën Universale të KB për të Drejtat e Njeriut të mbështetur nga Nahdlatul Ulama e Indonezisë, lëvizja më e madhe e shoqërisë civile myslimane në botë.
Kontrasti vihet në dukje, pavarësisht progresit të dukshëm në heqjen e gjuhës së urrejtjes dhe koncepteve supremaciste nga librat shkollorë sauditë, në ndryshimet midis hapave të parë të Nahdlatul Ulama drejt reformimit të jurisprudencës islame dhe lëvizjeve saudite që duken kryesisht utilitare, retorike dhe simbolike.
Njoftimi i fundit i ministrit saudit të arsimit Hamad bin Muhamed Sheik se mbretëria po krijonte “njësi të ndërgjegjësimit intelektual” në universitete “për të promovuar vlerat e qytetarisë, moderimit dhe kundërveprimit të ideve të ekstremizmit dhe dekadencës” duket kryesisht e krijuar për të shtuar një fasadë të moderimit të pavlefshme, e cila e i eviton konceptet e larmisë së mendimit, pluralizmit dhe lirisë së shprehjes.
Thirrjet e Nahdlatul Ulama për reformën e Islamit, për më tepër, kanë tërhequr vëmendje në korridoret e pushtetit të kryeqyteteve botërore, si dhe në komunitetet fetare jomuslimane me ndikim, ndërsa Arabia Saudia përpiqet të lustrojë një imazh të njollosur nga vrasja e gazetarit 2018 Jamal Khashoggi dhe shtypja e zërave kritikë.
Kritikat e administratës Biden për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite dhe sjelljen në raport me luftën gjashtë-vjeçare në Jemen ka komplikuar përpjekjet e mbretërisë për të përmirësuar imazhin e saj, veçanërisht në Perëndim.
Problemet e imazhit të Arabisë Saudite kanë hedhur një hije mbi kërkimin e mbretërisë për tu bërë fuqi e butë fetare si dhe për të tërhequr investimet e huaja direkte të nevojshme për të zbatuar me sukses planin e diversifikimit ekonomik të Princit Muhamed.
Politika e çështjeve ligjore kundër kritikëve dhe disidentëve ngre pikëpyetje jo vetëm në lidhje me dëshmitë për të drejtat e njeriut në mbretëri, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për shumë investitorë të huaj të mundshëm siç janë pavarësia e gjyqësorit, transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit.

Lirimi i fundit i Loujain Hathloul (duke mbështetur dënimin e saj), si dhe lirimi i disa të arrestuarve të tjerë, sugjeroi që qeveria do t’u shkonte adresimit të çështjeve vetëm deri aty sa të rregulloj reputacion e saj dhe t’i dalë në këmbë të djathtë administratës Biden .
Arab News, një gazetë saudite në gjuhën angleze, e lexuar gjerësisht, azhurnoi një profil të vitit 2019 të Audes që e përshkroi atë si një “klerik kameleon” dhe si një nga disa “predikues të urrejtjes”.
I menaxhuar prej kohësh nga bijtë e mbretit Salman dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Princit Muhammad, kompania mëmë e Arab News, Saudi Research & Marketing Group (SRMG), rendit dy fonde investimi të Bankës Kombëtare Tregtare si zotëruese të 58% të aksioneve të saj. Institucionet qeveritare zotërojnë më shumë se 50% të aksioneve të bankës.

Profili që Arab News sugjeroi se Aude nuk kishte ndryshuar pikëpamjet e tij ultra-konservatore dhe luftarake që kishte para vitit 1999, megjithëse e projektoi veten si një reformator dhe nuk i kishte hequr nga faqja e tij e internetit dekretet fetare që i mbronin këto mendime të hershme.
Znj. Farouk, studiuese e Arabisë Saudite thotë: “Aude në të vërtetë filloi një proces për të deradikalizuar Selefizmin Saudit dhe për ta reformuar atë në një mënyrë gjithëpërfshirëse, nga poshtë-lart, pa u mbështetur në shtrëngimin e shtetit. Besueshmëria që ai fitoi duke bërë kështu i ka dhënë atij një hapësirë ​​të gjerë për të kundërshtuar në mënyrë legjitime rezistencën e dhunshme ndaj çdo procesi kuptimplotë të reformës së Islamit brenda mbretërisë dhe gjetkë. ”

Burimi
Solli në shqip, kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit