Reagimi i Hamasit ndaj rezolutës së OKB-së për Gazën

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Deklaratë për shtyp

Në reagim ndaj miratimit nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të projekt-rezolutës amerikane lidhur me Gazën, Lëvizja e Rezistencës Islame (Hamas) thekson sa vijon:

• Kjo rezolutë nuk ngrihet në nivelin e kërkesave dhe të drejtave politike e njerëzore të popullit tonë palestinez, sidomos në Rripin e Gazës, i cili për dy vite të plota është përballur me një luftë shfarosjeje të egër dhe me krime të paprecedenta të kryera nga pushtimi terrorist para syve të botës, dhe pasojat e saj vazhdojnë e shtrihen pavarësisht shpalljes së përfundimit të luftës sipas planit të presidentit Trump.

• Rezoluta vendos një mekanizëm kujdestarie ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, gjë që populli ynë, forcat dhe fraksionet e tij e kundërshtojnë; po ashtu vendos një mekanizëm për realizimin e objektivave të pushtimit, të cilat ai nuk arriti t’i përmbushte përmes luftës së shfarosjes së egër. Kjo rezolutë e shkëput Gazën nga pjesa tjetër e gjeografisë palestineze dhe përpiqet të imponojë realitete të reja larg të palëkundurve të popullit tonë dhe të drejtave të tij kombëtare të ligjshme, duke e privuar popullin tonë nga e drejta për vetëvendosje dhe për themelimin e shtetit palestinez me kryeqytet Kudsën.

• Rezistenca ndaj pushtimit me të gjitha mjetet është një e drejtë e ligjshme e garantuar nga ligjet dhe traktatet ndërkombëtare; arma e rezistencës është e lidhur me ekzistencën e pushtimit, dhe çdo diskutim për çështjen e armëve duhet të mbetet një çështje e brendshme kombëtare e ndërlidhur me një proces politik që garanton përfundimin e pushtimit, themelimin e shtetit dhe vetëvendosjen.

• Ngarkimi i forcës ndërkombëtare me detyra dhe role brenda Rripit të Gazës – përfshirë çarmatimin e rezistencës – ia heq asaj tiparin e paanshmërisë dhe e shndërron në palë në konflikt në favor të pushtimit. Çdo forcë ndërkombëtare, nëse themelohet, duhet të vendoset vetëm në kufij, për të ndarë forcat dhe për të monitoruar armëpushimin; duhet t’i nënshtrohet plotësisht mbikëqyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe të veprojë vetëm në koordinim me institucionet zyrtare palestineze, pa asnjë rol të pushtimit në të, dhe të punojë për garantimin e rrjedhës së ndihmave, pa u shndërruar në një autoritet sigurie që ndjek popullin tonë dhe rezistencën e tij.

• Ndihmat humanitare, asistenca për të goditurit nga fatkeqësia dhe hapja e pikëkalimeve kufitare janë një e drejtë themelore për popullin tonë në Gazë; nuk është e pranueshme që ndihmat dhe operacionet e asistencës të mbeten peng i politizimit, shantazhit dhe nënshtrimit ndaj mekanizmave të ndërlikuar, përballë katastrofës së paprecedentë humanitare të shkaktuar nga pushtimi, e cila kërkon përshpejtimin e hapjes së pikëkalimeve dhe hedhjen në terren të të gjitha mundësive për t’u përballur me të përmes Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tyre, në krye të të cilave është UNRWA.

• Ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Këshilli i Sigurimit rikthimin e vlerës së ligjit ndërkombëtar dhe të vlerave njerëzore, si dhe marrjen e vendimeve që sjellin drejtësi për Gazën dhe për çështjen palestineze, përmes ndalimit real të luftës së egër të shfarosjes në Rripin e Gazës, rindërtimit, përfundimit të pushtimit dhe fuqizimit të popullit tonë për vetëvendosje dhe themelimin e shtetit të tij të pavarur me kryeqytet Kudsën.

Lëvizja e Rezistencës Islame (Hamas)
E martë: 27 Xhumade el-Ula 1447 h.
Përkatës: 18 nëntor 2025 m.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit