8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Reagim ndaj Islamofobit me dy emra (Jon Leka, Xhemal Ahmeti)

Më të lexuarat

S’KE Ç’I BËN GOMARIT, I BIE SAMARIT

(Reagim atij me dy emra)

Para disa ditësh u paraqit një shkrim nën autorisë të Xhemal Ahmetit; edhe emri edhe mbiemri më intriguan dhe disi më detyruan t’i them disa fjalë rreth shkrimit. E para, vërejta se ky djalë ka problem psikologjik edhe sipas Freudit edhe sipas Yungut, problem të ndërvetëdijes dhe frikë nga përjetimet e së kaluarës. Këto i them për arsye se ai djalë shkruan pa bërë dallimin mes fjalëve “inkriminum”; “krim” dhe “besim”. Problemet psikologjike ne nuk mund t’ia rregullojmë; unë si musliman mund t’i them se po nëse e ke zemrën e pastër dhe ndërgjegjen e qetë, drejtësia dhe sinqeriteti të shpëtojnë, pa marrë parasysh nën hijen e emrit dhe mbiemrit që edhe njëri edhe tjetri të bëjnë disi “terrorist”; “fundamentalist”, “radikalist”. E dyta, sa i përket inkriminimit të “BESËS”, ajo mua fare nuk më intereson: nëse është e inkriminuar duhet denoncuar dhe paditur, dhe duhet kërkuar ndihmë nga drejtësia dhe shteti “juridik”. Por, ja që për momentin këtu në Maqedoni kemi siklet me shtetin juridik, ai me vite nuk ka funksionuar dhe mu për këtë arsye kemi përplot akuza të llojit të facebook-ut, twitterit, ose instagramit të Donald Trump-it. E treta, më habiti se si është e mundur të anashkalohet loja e BDI-së; ja këtu vërejta një kopilizëm, kur e them këtë nuk e them nga aspekti biologjik, por shpirtëror. Eh, këtu dëshiroj të ndalem pak më shumë, sepse ky lloj majmunllëku na ka sjellë ne kob të zi përgjatë historisë. Kjo na ka bërë që të mos dijmë se kush jemi dhe si të jemi; nuk kemi mundësi të shpëtojmë nga kjo e kaluar plot tradhti e mashtrime. Ja, tani, unë nga ky lloj njerëzish alla “Xhemal Ahmeti” dëshiroj ta shpëtoj lexuesin dhe disi në prag të muajit të agjëerimit t’i tregoj se duhet të jenë të kujdesshëm. Këta bastardë na kanë bërë që sot të jemi kështu siç jemi. E para, janë munduar gjithsesi të krijojnë brenda shqiptarëve patriotizëm të rrejshëm, nacionalizëm të fëlliqur dhe renegancë të nënçmuar, që i shqetëson shpirtrat e njerëzve. Vetëm pak shikoni se si janë krijuar legjendat shqiptare: “trimëria” shqiptare si është prezantuar dhe është kënduar nëpër dhomat e “burave”. E në anën tjetër ama asnjëherë nuk është dëshmuar kjo ashtu siç duhet, që shqiptarët me të vërtetë të jenë burra. Edhe për trimërinë në luftë, shyqyr që nuk ka pasur asokohë smartphona, por të njëjtin shejtanllëk e kanë bërë. Do të isha mburrur po nëse eventualisht edhe lufta e Kastriotit të na e kishte dhënë pavarësinë dhe lirinë; por ai jo vetëm që nuk na e dha këtë, sepse humbi, dhe atë në vetvete, për vetveten edhe për të tjerët, por edhe na nënçmoi. Nga njëra anë ishte tradhtar fetar, e në anën tjetër tradhtar luftarak dhe i bëri shqiptarët të jenë jashtë historisë. Të njëjtën gjë ne jemi dëshmitarë të kohës sonë se të gjithë “ata” (nuk e kam fjalën për të mirët dhe të drejtët), u tallën me platforma boshe, të kota. Shikojeni vonesën në krijimin e shtetit të Kosovës, a e dini pse? Sepse të gjithë këta patën pseudonime të ndryshme, sepse edhe emrat e tyre u pengonin, ndaj duhej të merrnin nofka nga bota shtazore dhe metalurgjia. Me të vërtetë kjo ka një simbolikë kuptimplote, sepse fqinjët tanë kështu e përshkruajnë njeriun shqiptar. Të njëjtën gjë e kishim edhe te (sipas emrit të tij) “unfamentalisti” dhe “terroristi” Abazi. E ti Jon këtë e harron. Dhe, ç’është më e keqja, shkruan, duke përmendur Bertrand Russellin dhe Francis Baconin. Parafrazimi i tyre ma përkujtoi komunizmin e Marxit, Leninit dhe Stalinit, njerëzve të “mëdhenj” të historisë, e anën tjetër bastardimi i tyre nga lloji yt që lexon Russellin dhe si duket shkon e kap vetëm bga “qimet” e tij, dhe e harron arsyen dhe filozofinë e tij. A e di ti se po ta kishte parë Marksi komunizmin shqiptar me MARENGLENA, do t’i jepte fund jetës. Edhe ti, është mirë t’i lexosh, jo nga bishti por nga Koka: Russellin, Fuchten, Pascalin… Ja, këtu prapë po e theksoj se tipat si ti kanë bërë që sot shqiptarët të mbeten të izoluar dhe të nënçmuar nga fqinjët; shiko se si shkruhet sot për shqiptarin te serbët, grekët, edhe te maqedonasit e vegjël, e të mos flas për bullgarët, e kështu me radhë. A e dini kush e ka bërë këtë? Lloji yt, i cili është munduar të mbijetojë vetëm duke mashtruar dhe duke u mashtruar, edhe atë me çështjet më të rëndësishme, siç është çështja kombëtare, liria fetare, kultura e lartë dhe forca e madhe, asnjëra prej të cilave nuk është e shëndoshë në rrethin tonë. Ti mendon se po nëse eventualisht e përmend Erdoganin, i cili është mik shumë i madh i Hashimit dhe Edvinit, do të bëhesh i përkëdheluri i disa kriminelëve të llojit Miloshevic dhe Sarkozy që nuk ia kthyen paratë Gadafit. Edhe njërit edhe tjetrit u mbetën sytë e zgurdulluar. Ti djalosh që nuk pranohesh nga fshati yt dhe akoma të vie era tym çajtoreje, do ta përkujtoj një fjalë, sepse ti ende nuk e di peshën, rëndësinë e shkrimit, nga Paskali: “Hesht o arsye e marrë…” Hak Bogdani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit