-Jemi thellësisht të shqetësuar nga postimi i Blerim Latifit, i cili përmes një krahasimi të qëllimshëm, jo vetëm që nënçmon një pjesë të madhe të shqiptarëve, por hap plagë dhe nxit përçarje ndërfetare në mesin tonë.
Të sugjerosh se një shqiptar i mirë matet me altar apo me simbole të caktuara fetare, është një padrejtësi e madhe ndaj historisë sonë. Shqiptarët myslimanë kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e pandashme e identitetit shqiptar – kanë kontribuar në çlirimin, ndërtimin dhe ruajtjen e këtij kombi.
Kjo mënyrë e të shprehurit nuk është reflektim kulturor – është provokim i rrezikshëm. Nuk është debat i shëndetshëm – është përpjekje për ndarje dhe nënçmim.
Unë, si shqiptar dhe si mysliman, nuk e pranoj që të më masin vlerën me simbolet që mbaj në mur, por me vlerat që mbaj në zemër: besë, nder, dashuri për atdhe dhe respekt për të tjerët.
Kujdes me fjalët, sepse fjalët ngrenë ura ose ndezin zjarre.
/Hoxhë Hafezat Dauti/
Ky është postimi i Blerim Latifit në profilin e tij në fb:
