11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Raporti i Moneyval: Shqipëria nuk ka përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave, duhet të mbahet në monitorim

Më të lexuarat

Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), thuhet në raportin e fundit të Moneyval.

Raporti i Moneyval është një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave, duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.

Në lidhje me vendin tonë, në raportin e përvitshëm thuhet se Shqipëria ndodhet në listën gri dhe duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, shkruhet mes të tjerash në raport. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit