18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024


Pse Suedia e përkrah PKK-në(Partia e Punës e Kurdistanit)?

Më të lexuarat

Suedia dhe PKK!!

Suedia e ndihmon organizatën terroriste te ekstremit te majtë PKK me miliona dollarë ne vit.
Suedia ka derguar delegacion parlamentar në Irak dhe Siri për takime zyrtare me PKK.
Ama cila është arsyeja?
PKK ka një lob te fuqishem ne vendet skandinave e veqanarisht ne Suedi,lob ky i cili lobon vazhdimisht qe këto vende ta perkrahin levizjën terroriste PKK,duke shfrytezuar edhe afersinë ideologjike te majtë me qeveritë e ketyre vendeve.
Duke pasur parasysh qe dy forcat kryesore politike në Turqi janë forca te djathta,ajo islame e Ergoganit dhe forcat kemaliste nacionaliste.
Por nuk eshte vetëm lobi kurd i PKK qe luan rrol ne këtë skenar,rol te rëndësishëm ka luajtur edhe politikanja kurdo-suedeze Amine Kakabaveh e cila është deputete ne parlamentin suedez prej vitit 2008 dhe një kohë ka qenë zëvendëse e Partise se Majte Suedeze deri ne largimin(lexo:debimin) e saj nga partia në vitin 2019 ku prej atëherë është deputete e pavarur.
Ajo para gjithë kesaj ka qene ushtare në formacionet e armatosura guerrile te PKK por në fillim te viteve të 2000-ta ka emigruar në Suedi ku edhe e ka nisur aktivitetin e saj politik.
Amina Kakabaveh gjithashtu është edhe kryesuese e një organizate feministe e cila promovon feminizmin marksist radikal dhe e ka në agjenden e saj luftën ndaj hixhabit(mbuleses islame) per çka edhe është akuzuar nga disa medie si islamofobe.
Në ngerrqin politik nëpër te cilin po kalonte Suedia gjatë vitit 2021 ku Magdalena Andersonit ju besua posti i kryeministres se Suedise nga parlamenti suedez me vetëm një votë me shume,e ajo vote me shume ishte vota e Amine Karabaveh.
E terë kjo ndodhi pas një marrëveshjeje mes saj dhe partisë në pushtet në këmbim qe levizjës PKK ti ofrohet mbeshtetje pa rezervë.
Si duket Suedia nuk e ka menduar qe ndonjeherë do te jetë në meshirën e Turqisë nese vendos te antarsohet në NATO.

Ne foton 3:Amine Kakabaveh kur ishte luftetare guerrile në radhet e terroristëve t PKK-se.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit