Një raport i brendshëm sekret, i hartuar nga zyrtarë të ëlartë demokratë, zbulon se Kamala Harris humbi zgjedhjet presidenciale përballë Donald Trump për shkak të qasjes së administratës së Joe Biden në mbështetje të Izraelit në luftën e tij në Gaza, sipas raportimit të Axios.
Raporti kishte mbetur i fshehtë pasi udhëheqja e partisë vitin e kaluar vendosi të mos e publikojë, nga frika se gjetjet do të shkaktonin polemika brenda dhe jashtë partisë.
Harris kishte përmendur në librin e saj se rënia e popullaritetit të presidentit Biden lidhej me një “çek të bardhë” që ai i kishte dhënë Netanyahut në luftën e tij në Gaza, gjë që e dëmtoi atë në zgjedhjet e vitit 2024.
Po ashtu, ajo ka shkruar se për 107 ditë i kishte bërë thirrje Biden-it në mënyrë private që të tregonte më shumë empati ndaj civilëve.
Megjithatë, pavarësisht këtyre kërkesave të brendshme, gjatë fushatës së saj zgjedhore Harris refuzoi të distancohej publikisht nga politika e Biden-it ndaj Izraelit, gjë që në fund çoi në humbjen e votave të disa blloqeve të rëndësishme elektorale që tradicionalisht konsideroheshin pjesë e Partisë Demokratike.
