15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ramush Haradinaj, apo historia e një “gangsteri” dekadent

Më të lexuarat

Deklaratat publike të djeshme të Rramush Haradinajt ngjajnë me skenare imagjinare si ato të UDB-së dhe Millosheviçit të cilët sajonin islamizëm të egër nëpër media për ti treguar botës perëndimore se shqiptarët janë anti-evropianë dhe si të tillë duhen mbajtur të shtypur dhe të kontrolluar sepse çdo formë autonomie dhe vetëorganizmi i tyre do të ishte shumë i rrezikshëm për kontinentin e vjetër.
 
Por tashmë bota perëndimore në trajten e saj gjykuese e dha verdiktin final duke e njohur masivisht shtetin e Kosovës dhe duke rrëzuar kështu ato skenare inekzistente të cilat ishin të destinuar ta denonin një popull të okupuar me forcë nga një popull tjetër pushtues.
 
Por çfarë po ndodh pasi Kosova u shpall e pavarur? Perse vazhdojnë të ekzistojnë dhe të krijohen akoma skenare të tilla, kesaj rradhe nga vetë politikanët shqiptarë?
 
Skenare të tilla u përdoren disa herë edhe nga qeveria Thaçi por në mungesë të provave janë liruar të gjithë të akuzuarit për akte terroriste, nxitje urrejtjeje ndërfetare, apo përçarje kombëtare. Por askush nuk u dënua për njollosjen e imazhit qe iu bë komunitetit musliman, fesë islame, apo edhe vetë kombit shqiptar nga këta vëllezër binjakë shqipfoles te ish-agjentëve të UDB-së.
 
Edhe pse prokurorët e stërvitur dhe të stërpaguar nga kjo kastë kriminelesh dhe hajdutësh që uzurpuan me dhunë hapësirën politike dhe shteterore të Kosovës së pasluftës tentuan të shpiknin prova të pafundme kundër besimtarëve muslimanë, hoxhallarëve etj, ata dështuan dhe çdo tentative rezultoi e kotë. E vërteta e kishte dhënë tashmë verdiktin e saj, ata ishin njerëz të pafajshem të akuzuar padrejtesisht.
 
Kjo sepse në Kosovë dhe Shqipëri ska pasur tentativa për akte të tilla dhe skenaret e sajuar janë përdorur nga politikanët e korruptuar kosovarë dhe shqiptarë për të mbuluar skandale madhore dhe per të bindur ndërkombetarët se ata punojnë per një Kosove apo Shqipëri Evropiane.
 
Por paralel me këto «false flag islamiste», krimi u dhjetëfishua në krahasim me periudhën e paraluftës, korrupsioni arriti majat, gangsterat uzurpuan tenderat dhe pasuritë e popullit shqiptarë, duke i bërë ato pronë private. Atë që nuk e përfundoi Millosheviçi e përfunduan politikanët halabakë shqipfolës. Shitja e aseteve shtetërore nga këta sharlatanë u be diçka e zakonshme, duke e varfëruar popullin në maksimum dhe duke detyruar bashkëkombasit tanë të largohen drejt ekzilit të eger dhe emigracionit poshtërues. Shpesh shikojme imazhe të familjeve të bashkatdhetarëve tanë duke fjetur poshtë urave në France apo Gjermani, nderkohë që këta « Millosheviça shqipfoles » vazhdonin të rripnin popullin nga çdo e mirë materiale e perbashkët që është pronë e këtij kombi.
 
Rilindja islame e pasluftës edhe në formën e saj identitare riafermoi të populli ynë dëshirën për një të ardhme më të mirë, pa korrupsion, pa vjedhje, pa prostitucion, dhe pa një kastë politike rrugaçësh që shkatërrojnë dhe shesin vendin dhe popullin i cili i rriti.
 
Përballë këtij vullneti të hekurt të popullit tonë për t’u vetëpërmirësuar, fetarisht, ekonomikisht, kombëtarisht nuk kishte se si të mos gjendeshin si oponente, ata qe kane gllaberuar pushtetin dhe ekonomine e Kosoves dhe Shqiperise. Kjo per te vetmem arsye sepse ne nje shoqeri te ndershme, te arsimuar dhe te edukuar nuk do te kishte me vend ne postet zyrtare per rrugaçet dhe kriminelet.
 
Një nga këta është edhe Rramush Haradinaj, i cili prej disa kohësh ka treguar qendrime të përsëritura islamofobe të cilat ngjallin me shumë se neveri dhe nervozizëm, sepse ato nëpërkëmbin esencën e pastër të fesë islame. Por habia arrin kulmin kur kjo bëhet nga një njeri i pashkolluar si Ramush Haradinaj.
 
Rasti i para 2 ditëve kur Rramush Haradinaj bënte thirrje për të mos varrosur shqiptarët me flamur arab ishte dhe demostrimi i qartë i injorancës së thellë që ky njeri ka ndaj fesë islame dhe gjuhës arabe. Në atë rrobë ngjyre jeshile me të cilen ishte mbuluar i vdekuri, ishte e shkruar maksima e fesë islame apo e thënë ndryshe në gjuhën popullore, deshmia se nuk Zot tjetër që mëriton të adhurohet me të drejtë pervëç Allahut dhe se Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, është i Dërguari i Zotit.
 
Ramush Haradinaj jo vetem që falë injorances së tij të thellë bën një interpretim të gabuar të situatës, por me këtë rast fyen rëndë edhe besimtarët muslimanë shqiptarë, të cilët me këtë rast i akuzon si arabofilë, anti-kombëtare etj.
 
Përsonalisht, edhe pse ai nuk guxon ta shprehë publikisht, dyshoj se Ramush Haradinaj mund të jetë konvertuar në Krishtërim gjatë qëndrimit të tij në Hagë, ashtu siç bëri edhe Ibrahim Rrugova për t’i pëlqyer ndërkombëtarëve, prandaj edhe nuk habitem më nga sulmet e njëpasnjëshme që i bën Ramush Haradinaj fesë islame.
 
Por ne si komunitet nuk mund të lejojmë që një “gangster” të përdhosi ndjenjat tona fetare dhe kombëtare. Ramushi që kur hyri në politikë vetëm se dolën në siperfaqe anët e errëta të këtij individi.
Ai nuk ka lënë asgjë pa përfituar prej politikës. Ka përfituar prej politikës shkollimin, gradimet, titujt, kapitalin, lavdin, kullat e çka jo tjetër. Dhe prapë Ramushi zbret në skenën politike, herë si engjëll e herë si komandant i pasluftës që ua “shan” njerëzve nënën live dhe i kërcënon publikisht. Madje, shantazh i tij publik është aq i madh saqë ai nuk heziton ta sfidojë edhe ligjin dhe rendin kushtetues të Kosovës. “Selamet” e tij publike ndonjëherë janë aq të rënda, saqë para tyre pushojnë se ekzistuari edhe shteti.
 
Aferat korruptive te pasluftës së Rramush dhe Daut Haradinajt janë të shumta. Ashtu siç e thekson edhe gazetari Parim Olluri në 2012: Deputeti Daut Haradinaj paguhet nga një kompani tregtare në të cilën është angazhuar si Këshilltar i Jashtëm. Aty ai thotë se ndihmon në biznes me autoritetin që ka. Ndërkaq, sipas pronarit të kompanisë, Haradinaj kryen punën e takimit me njerëz që drejtojnë kompani prodhuese në botë. Veç kësaj, deputeti i AAK-së në regjistrat e biznesit në Ministrinë për Tregti e Industri figuron edhe si pronar në një kompani marketingu të cilën nuk e ka deklaruar asnjëherë në formularët e deklarimit të pasurisë.
 
Ndërsa vetë Daut Haradinaj e deklaron hapur se luan rolin e gangsterit kur thotë: “Aty jam vetëm këshilltar i jashtëm për shkak se Arbeni Arifit (pronarit te firmes ERC TRADE) i duhet një njeri me autoritet”
Kompania që u krijua në vitin 2003, sipas shënimeve në faqen zyrtare të saj, është përfaqësuese e kompanisë sllovene “ISKRA” në Kosovë e po ashtu tregton pastën e dhëmbëve Colgate , shampon “Palmolive”, detergjentin “Ajax”.
Po ashtu ajo është përfaqësuese e kompanive si “Belux”, “Lariplast”, “Tomil”, “Rollopack”, “Lusso”, “Casalini” e “Pochista”. Në certifikatën e biznesit të saj shkruan se ka 10 punëtorë të regjistruar.
 
E thënë shkurt Daut Haradinaj luan rolin e gangsterit që merr haraç për të hapur apo shqyer dyert që kompania s’do t’i hapte dot pa ndihmën e tij.
 
Por ajo që vlën të theksohet eshte fakti se Arben Arifi, eshte i vëllai i Avni Arifit, (ish-këshilltar në Qeverinë e Ramush Haradinajt).
Daut Haradinaj është arrestuar në qershorin e vitit 2002 së bashku me tre bashkëluftëtarë të tij dhe më pas ishin dënuar me 31 vjet heqje lirie në procesin e njohur si “Grupi i Dukagjinit” për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e katër anëtarëve të njësisë rivalë me UÇK-në, e njohur si FARK – Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, më 1999. Haradinaj kishte bërë 46 muaj burg, ndonëse ishte dënuar me pesë vjet, pasi ishte liruar me kusht një vit para se ta kryente dënimin e plotë.
Arben Arifi, pronar i ERC Trade, thotë se Haradinaj nuk është angazhuar në kompaninë e tij për shkak të fuqisë politike që ka si deputet e vëlla i liderit të AKK-së, Ramush Haradinajt.
 
Sipas raportit të Agjencisë kundër Korrupsionit, Ramush Haradinaj deklaron një pasuri prej 500.000 euro por kjo nuk është e gjitha. Pse Ramush Haradinaj nuk i deklaron si pjesë të pasurisë se tij edhe vilat në Dubai dhe Monaco? Pastaj edhe banesat në Prishtine, Pejë, Prizren dhe Durrës. Po Kullat ne Glloçan të kujt qenkan? Elita politike e kombit shqiptar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është totalisht e korruptuar,kriminele, e pa moralshme dhe fatkeqesisht antikombtare. Elita politike e kombit shiqptar është më e pasura në Ballkan, kurse populli shqiptar është më i varfëri në Ballkan.Elita politike shqiptare në Tirane është pak më e shkolluar dhe më e përgatitur për të udhëhequr shtetin. Kurse elita politike shqiptare në Prishtinë dhe Shkup është totalisht e pa përgatitur për të udhehequr shtetin dhe fatkeqësisht është elitë analfabete. Te kjo elitë analfabetësh bën pjesë edhe Ramush Haradinaj, i cilit ngatërron simbolet e fese islame me flamujt e popujve të tjerë, duke lënduar kështu ndjenjat e një pjese të konsiderueshme të popullit shqiptar.
 
Sepse një lider i tillë që ka marrë gjithçka pas luftës prej politikës, madje edhe në emër të lavdisë së familjes Haradinaj për kontributin e dhënë në luftë, dëshmon për paqëndrueshmërinë dhe rrezikshmërinë nëpër të cilën ecën individi dhe kolektiviteti i vendit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit