20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rama xjerr ‘Foton e Ditës’ me një takim nga Turqia (foto)

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Edi Rama që po qëndron në Stamboll ku po merrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, ka publikuar një foto nga takimi me presidentin turk Recep Tayp Erdogan, e ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic.

Në foton të cilën Rama e ka cilësuar si ‘Foto e Ditës’, kryeministri shqiptar shihet i ulur në një fotele në krye të vendit, fare afër Erdoganit, i cili edhe i mban dorën mbi dorë liderit të socialistëve shqiptar.

Ndërsa, Vucic, shihet ulur në një qosh të ulses rrethore, dhe në një pozicion fare të palakmueshëm, shkruan Metro.

Edhe më të fuqishme këtë foto e bën, prezenca e këshilltarit shqiptar të Erdoganit, Sabri Demiri, me origjinë nga Shkupi, i cili shihet teksa qëndron mbi kokën e Ramës.

Në takim, shihet të jetë prezentë edhe presidenti i Azerbexhanit, Ilham Aliyev, i cili gjithashtu, është i ulur në fotele, për dallim nga Vucic.

Rama ka marrë pjesë në takimin me presidentin turk, Erdogan, ku kanë diskutuar mbi projektet e përbashkëta.

Ai ka bërë të ditur se në takim, negociatat kanë shënuar progres të qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit