11.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Bytyçi: Frikë nga Islami politik apo nga myslimanët që merren me politikë!

Më të lexuarat

Bytyçi: Frikë nga Islami politik apo nga myslimanët që merren me politikë!

Shkrimi i plotë i Bytyqit

“Në Kosovën tonë të dashur, si maskë për t’i ofenduar myslimanët është përdorur termi Islami politikë por asnjëherë të vetme nuk na treguan kuptimin këtij emërtimi!

Kjo ka ndodhur vazhdimisht dhe po ndodh edhe sot nga anëtarët me pozitë të lartë në lëvizjen Vetëvendosje, e që thënë të vërtetën nuk jemi të befasuar, na befason se si i ofendojnë ata që ua dhanë një “fitore” në zgjedhjet e fundit sepse kandidati për kryeministër Albin Kurti shumë mirë ua hedhi pluhurin syve myslimanëve në përgjithësi dhe disa prijësve fetarë në veçanti!

Atë që e bënin më herët zyrtarët e PDK-së e LDK-së, tani rolin e tyre e luajnë disa nga Vetëvendosje!

Islam politik! Le të ma shpjegon dikush, apo ndoshta e kanë për qëllim disa myslimanë që merren me politikë dhe kanë frikë se ata një ditë kanë për ta vendosur sheriatin si ligj shteti e pastaj hajnave duhet prerë duart e nëse kishte për të ndodhur kjo 90% e në Kosovë do të kishin mbetur pa njërën dorë apo të dy duart!
“Sheriatin nuk po mun me zbatu Egjipti me 100% myslimanë, e po ta bëjmë ne, shteti islam s’bohet me kastraveca,” thoshte Mulla Jakupi!

Kanë frikë nga myslimanët e politikës sepse parimi i tyre është drejtësia dhe udhëheqja me të, moskeqpërdorimi i postit për të përfituar në dëm të qytetarit, kanë frikë nga shërbimi i duhur për qytetarin, kanë frikë se hajnia do të zhduket me rrënjë, sepse këto vese dhe shumë vese tjera nuk janë pjesë e besimit dhe karakterit mysliman.

Tanimë veç kanë filluar t’i largojnë maskat parazgjedhore dhe po iu dalin fytyrat e vërteta!

Turp për ta që në Ditën e Bajramit kanë kohë për këso ofendime!
Faji kryesor qëndron te votuesit myslimanë që shpresa e vetme sipas tyre ishte përkrahja e Vetëvendosjes dhe mosdjegia e votës duke ia dhënë FJALËS me arsyetimin e vetëm se ju jeni parti e vogël dhe nuk do të arrini asgjë, kanë harruar se në Islam nuk është me rëndësi numri apo madhësia por bindja dhe mbështetja në Zotin se vetëm Ai ia jep dhe ia merr udhëheqjen dikujt!

Po dihet kujt i është djegur vota!

Që pesë vjet në Prishtinë refuzohet ndërtimi i xhamisë së Madhe, në Prishtinë është përjashtuar nxënësi që mbante mjekër, kanë harruar se për birra fest dhe krishlindje kishte organizime por jo edhe për Bajram, më e keqja është se ata morrën guximin të flasin në emër të teologëve se kur duhet të mbulohet vajza myslimane, e për çudi nuk pati reagim nga Bashkësia Islame apo hoxhallarët për këtë çështje, sipas kësaj logjike Albini mund ta luaj rolin e imamit edhe në xhami duke ligjëruar!

Nuk kanë qëllim sheriatin por kanë për qëllim qeverisjen e mirë pa dallim gjuhe, race, nacionaliteti e feje!

U bë mirë që morrën pak vota edhe këta për t’i provuar se brendësia e tyre është krejt diçka tjetër nga ajo që duken.

Albini e bëri një status urimi duke lavdëruar hoxhallarët të cilët vunë themelet e shtetit të sotëm, por pse nuk kishte një urim të tillë bajramëve të kaluar, ka mundur në faqen e lëvizjes ta postojë apo e ka kuptuar se myslimanët janë faktorë që të bëjnë të jesh dikushi, një status urimi me 635 fjalë por askun nuk është përmendur fjala Zot, për të Cilin edhe bëhet festa!

Nuk mund ta besoj se si mundet dikush të jetë i mirë për krijesat e ua mohon Krijuesin!

Tanimë dolët në shesh, tupani bie për ata që kanë vesh!

Për fund, lutje për ata që ndihen të ofenduar nga të tillët, mos ua ktheni me ofendime e sharje sepse nëse qeni të kafshon nuk është e udhës ta kafshosh edhe ti, thjesht shëroi plagët dhe vazhdo rrugëtimin!” Ka përfunduar Bedri Bytyçi i cili është Magjistër i Shkencave Islame dhe Magjistër i Gjuhës Shqipe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit