14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rama: Gjatë pandemisë u lamë jashtë Europës, kontrabanduam vaksina nga Italia

Më të lexuarat

Në një intervistë të dhënë këtë të diel për mediat italiane, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për periudhën e vështirë të pandemisë.

Rama ka përmendur edhe njëherë tjetër se Shqipëria u la jashtë ndihmës së Europës dhe për këtë arsye, ai ka zbuluar se gjatë periudhës së vështirë për vaksina ka arritur të marrë doza nga Italia.

“Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”, tha Rama.

Ai iu kthye periudhës kur Covid-19 goditi fort Shqipërinë.

“Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku pa ujë, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pffizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pffizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, tha Rama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit