13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

IAEA njofton ndërprerjen e lidhjes së energjisë elektrike në Zaporizhzhia për shkak të luftimeve

Më të lexuarat

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Grossi tha se situata në central po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se si pasojë e luftimeve gjatë natës është ndërprerë lidhja elektrike e kompleksit

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi njoftoi se linja që siguron energji elektrike nga burimi i jashtëm i energjisë së Centralit Bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë është dëmtuar për shkak të sulmeve, se rrjedha e energjisë nga jashtë për kompleksin është ndërprerë dhe se për këtë arsye janë aktivizuar gjeneratorët e situatës emergjente për ftohjen e reaktorëve dhe sigurinë bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga IAEA, janë përfshirë vlerësimet e Grossit lidhur me zhvillimet e fundit në Zaporizhzhia, centralin më të madh bërthamor të Evropës.

Grossi tha se situata në central po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se si pasojë e luftimeve gjatë natës është ndërprerë lidhja elektrike e kompleksit.

“Bombardimet kanë dëmtuar linjën që siguron elektrik për centralin. Është bërë e detyrueshme që të aktivizohen gjeneratorët e situatës emergjente për ftohjen e reaktorëve në kompleks dhe për të garantuar sigurinë bërthamore”, deklaroi Grossi.

Ai theksoi se gjeneratorët në fjalë kanë karburant për 10 ditë dhe ndërprerja e lidhjes me burimin e jashtëm të energjisë së centralit është një zhvillim shumë shqetësues. Grossi shtoi se kjo situatë e bën të pashmangshme formimin e një zone të sigurt bërthamore të pastruar nga armët në Centralin Bërthamor Zaporizhzhia dhe përreth tij.

“Rifillimi i bombardimeve që kanë goditur burimin e vetëm të jashtëm të energjisë së objektit Zaporizhzhia është jashtëzakonisht papërgjegjshmëri. Centrali bërthamor Zaporizhzhia duhet të mbrohet. Zona e sigurt është domosdoshmëri absolute dhe urgjente për të parandaluar një aksident bërthamor”, tha Grossi.

Në deklaratë thuhet se Grossi më 6 tetor u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të biseduar mbi çështjen e zonës së sigurt dhe se javën e ardhshme do të diskutojë për këtë çështje edhe me zyrtarët rusë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit