9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rakiç nga Jarinja për çështjen e targave: Ky është reaksion, jemi në kontakt me Beogradin

Më të lexuarat

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiç ishte sot i pranishëm në veri ku serbët kanë lënë automjetet në rrugë duke protestuar në pikën kufitare të Jarinjës.

Nga pika kufitare, ai është shprehur se është në kontakt me Beogradin zyrtar, raporton Gazeta Express.

Rakiç, i rrethuar nga protestuesit serbë ka thënë se është reaksion dhe jo aksion vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar asnjë automjet që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh atë çka të pëlqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”, tha Rakiç.

Ai deklaroi se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

“Kam tentuar të flas me Lajçakun por s’kemi marrë përgjigje. Jemi në kontakt me Beogradin”, tha Rakiç. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit