15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Qumështi i dhisë

Më të lexuarat

Qumështi i dhisë është një burim shumë i mirë i kalciumit, proteinave, fosforit, riboflavinës (vitaminë B2), triptofan amino acidit dhe kaliumit. Ndoshta dobia më e madhe e qumështit të dhisë, megjithatë, është se disa njerëz, organizmi i të cilëve nuk mund të tolerojë qumështin e lopës, janë në gjendje për të pirë qumësht dhie pa ndonjë problem. Qumështi i dhisë është një burim shumë i mirë i kalciumit.Një gotë qumësht dhie furnizon me 32,6% të vlerës së nevojës të përditshme ushqimore për kalcium së bashku me 27,0% të vleres ditore për fosfor. Kalciumi është i njohur gjerësisht për rolin e tij në ruajtjen e fuqisë dhe të densitetit të kockave. Përpos ndërtimit të kockave, kalciumi megjithatë bën edhe më shumë për ne. Në studimet e fundit, për këtë mineral të rëndësishëm është treguar se:ndihmon për të mbrojtur qelizat nga kemikalet që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë,ndihmon për të parandaluar dobësimin e kockave që mund të ndodhë si rezultat i menopauzës ose disa kushteve të tilla si artrit reumatoid, ndihmon në parandalimin e migrenës së kokës tek ata që vuajnë nga ajo dhe ul simptomat paramenstruale tek femrat. Kalciumi gjithashtu luan një rol në shumë veprimtari të tjera jetësore fiziologjike, përfshirë koagulimin e gjakut, përçueshmërinë nervore, tkurrjen e muskujve, rregullimin e aktivitetit të enzimave, funksionimin e membranës qelizore dhe rregullimin e presionit të gjakut .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit