7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

QKUK: Në salla s’ka brejtës dhe infeksione të rrezikshme

Më të lexuarat

Rezultatet e mostrave të marra nga sallat e operacionit në degët kirurgjike dhe në Mjekimin Intensiv Qendrore (MIQ), të analizuara në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik(IKSHPK), tregojnë se në sallat e operacionit në QKUK dhe në MIQ nuk ka prani të brejtësve dhe infeksioneve që ndikojnë në kualitetin e punës.
Kështu thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Në kuadër të planit të punës së QKUK, IKSHPK ka bërë deratizimin e hapësirave në QKUK, për të parandaluar mundësinë e shfaqjes së brejtësve. Marrjen e mostrave e ka autorizuar drejtoria ekzekutive, duke angazhuar komisionin për kontrollin e infeksioneve brendaspitalore, përderisa rezultate e pranuara nga IKSHPK, vërtetojnë se nuk ka prani të brejtësve dhe infeksioneve të rrezikshme që do të ndikonin në trajtimin e pacientëve”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu sipas QKUK-së, në MIQ janë marrë disa mostra, përfshirë, tubusët, çarçafët, telefonat, mjetet e tjera të punës, dyshemetë në salla operative, janë marrë mostra në hapësira dhe në rubinete, ku konstatohet se nuk ka infeksione.

“QKUK kërkon nga mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre dhe informon qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për trajtim mjekësorë se shërbimet që ofrohen në QKUK janë të sigurta dhe profesionale. QKUK do të vazhdojë marrjen e mostrave të tjera për të mbajtur nën kontroll gjendjen dhe për të parandaluar praninë e infeksioneve brendaspitalore”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit