7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Qiraja Financiare (LEASING, qira që përfundon me pronësi të sendit)

Më të lexuarat

Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam

Vendimi nr. 110 (4/12)

Subjekti: Qiraja Financiare (LEASING, qira që përfundon me pronësi të sendit).
Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam e dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, në sesionin e saj të dymbëdhjetë të zhvilluar në Rijad, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në datat 25 Xhumadil Ahire – 1 Rexheb të vitit 1425 h. / 23-28 Shtator të vitit 2000 e.s., pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura në lidhje me temën “Qiraja Financiare (LEASING, qira që përfundon me pronësi të sendit)” dhe pas dëgjimit të diskutimeve që u zhvilluan rreth temës nga anëtarët e Akademisë, specialistë të fushës dhe nga fakih të tjerë, vendosi si më poshtë:

Qiraja Financiare (Leasing, qira që përfundon me pronësi të sendit)

Së pari: Rregulli që përcakton format e lejuara dhe të ndaluara, si vijon:

a)    Kriteri ndalues: Të nënshkruhen dy kontrata të ndryshme në të njëjtën kohë, për të njëjtin send dhe për të njëjtën kohëzgjatje.

b)    Kriteri lejues:

1.    Lidhja e dy kontratave të ndara dhe të shkëputura nga njëra-tjetra në kohë, që do të thotë nënshkrimi i kontratës së shitjes pas kontratës së qirasë, ose vendosja e premtimit se sendi do të kalojë në pronësi pas përfundimit të kohës së qirasë. Zgjedhja ka të njëjtat dispozita si premtimi.

2.     Qiraja duhet të jetë reale dhe jo thjesht maskim për shitjen.

c)    Garancia dhe sigurimi i sendit të dhënë me qira bie mbi pronarin dhe jo mbi qiramarrësin. Kjo do të thotë se qiradhënësi është që ai mbart përgjegjësinë për çfarëdo gjëje që i ndodh sendit, nëse kjo nuk ka lidhje me dëmtimin që mund t’i shkaktojë sendit qiramarrësi, për shkak të pakujdesisë apo për faj të tij. Qiramarrësi nuk ka asnjë detyrim nëse sendit i bie vlera. Nëse kontrata përfshin sigurimin e sendit të dhënë me qira, ky sigurim duhet të jetë “Siguracion Bashkëpunimi” i pranuar nga ana islame dhe jo “Siguracion Tregtie” (fitimprurës). Siguracionin duhet ta paguajë pronari qiradhënës dhe jo qiramarrësi.(1)

d)    Në kontratën e qirasë financiare (Leasing) duhen zbatuar dispozitat e qirasë, gjatë gjithë kohës së qirasë, ndërsa gjatë kalimit të sendit në pronësi duhen zbatuar dispozitat e shitjes.

e)    Shpenzimet e mirëmbajtjes, që nuk kanë të bëjnë me vënien në punë të sendit, i takojnë qiradhënësit për gjatë gjithë kohës së qirasë dhe jo qiramarrësit.

Së dyti: Disa nga format e ndaluara:

a)    Kur kontrata e qirasë, pas përfundimit të kohës së përcaktuar, përfundon në akt kalim pronësie të sendit, pa nënshkruar kështu një kontratë të re, në këtë rast është pagesa e qirasë ajo që konsiderohet si kosto e sendit, pra qiraja pas përfundimit të kohës shndërrohet vetvetiu në shitje.

b)    Kur i jepet dikujt një send me qira të përcaktuar, për një kohë të përcaktuar, dhe duke lidhur me personin në fjalë një kontratë shitjeje që varet nga dorëzimi i të gjitha kësteve të qirasë, për të cilat është rënë dakord brenda kohës së përcaktuar, ose e lënë në një kohë të ardhme.

c)    Lidhja e një kontrate reale qiraje e shoqëruar kjo me shitje ku zgjedhja i takon qiradhënësit në një kohë të largët të përcaktuar (në kohën kur përfundon edhe kontrata e qirasë).

d)    Këto janë pikat që përmbajnë fetvatë dhe vendimet e dala nga organizmat akademikë të ndryshëm, mes tyre edhe Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Së treti: Disa nga format e lejuara të kontratës:

a)    Lidhja e një kontrate që i mundëson qiramarrësit të përfitoj nga sendi i marrë me qira, në shkëmbim të një pagesë-qiraje të përcaktuar në një kohë të përcaktuar, e shoqëruar kjo me një kontratë të veçantë dhurimi të sendit, për qiramarrësin, e varur kjo nga pagesa e plotë e qirasë, ose premtim dhurimi pas shlyerjes së plotë të qirasë, në përputhje kjo me vendimin e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam në lidhje me dhurimin nr. 13 (1/3).

b)    Lidhja e një kontrate qiraje ku pronari ia jep të drejtën e zgjedhjes qiramarrësit, pasi ai të ketë përfunduar nga shlyerja e të gjitha kësteve të qirasë që i takojnë për të dhënë gjatë gjithë kohës, për ta blerë sendin e marrë me qira me çmimin e tregut, pas përfundimit të periudhës së qiradhënies, në përputhje kjo me vendimin e dhënë nga Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam nr. 44 (6/5).

c)    Lidhja e një kontrate qiraje që i mundëson qiramarrësit përfitim nga sendi i marrë me qira, në shkëmbim kjo të një pagese-qiraje të përcaktuar, brenda një kohe të përcaktuar, e shoqëruar kjo me premtimin për t’ia shitur sendin e marrë me qira qiramarrësit, pasi ai të ketë shlyer të plotë qiranë, me atë çmim për të cilin kanë rënë dakord të dyja palët.

d)    Lidhja e një kontrate qiraje, që i mundëson qiramarrësit përfitim nga sendi i marrë me qira, në shkëmbim kjo të një pagese-qiraje të përcaktuar, brenda një kohe të përcaktuar, dhe duke i dhënë qiradhënësi qiramarrësit të drejtën e zgjedhjes për ta bërë pronë të tij sendin e marrë me qira kur ai të dëshiroj, por kjo do të bëhet me një kontratë të re shitjeje me çmimin e tregut, në përputhje me vendimin e mësipërm të Akademisë nr. 44 (6/5), ose sipas asaj që bien dakord në momentin e shitjes.

Së katërti:Disa forma kontratash të Qirasë Financiare (Leasing) janë të debatueshme dhe për to ka nevojë për studim të më tejshëm dhe që do të paraqiten në sesionin e ardhshëm –në dashtë Allahu i Lartësuar.

Revista e Akademisë nr. 12 v. 1, fq 313.

Burimi: http://www.fiqhacademy.org.sa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit