7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Qeveria Franceze e angazhuar për arritjen e objektivave

Më të lexuarat

Ministri i Moscovic: Frenim i defiçitit brenda kufijve të caktuara nga BE
Ministri i Financave franceze Pierre Moscovic ka deklaruar se qeveria e re është e angazhuar t’u përmbahet objektivave të premtuara për frenimin e defiçitit të lartë publik brenda kufijve të përcaktuara nga BE në 3% të PBB vitin e ardhshëm

Ky është një angazhim i fortë për Francois Hollande dhe qeverinë e Jean-Marc Ayrault-së. E kemi marrë shumë seriozisht kredibilitetin e buxhetit që Komisioni Evropian ka kërkuar prej nesh është shprehur Moskovici gjatë një konference shtypi pas një takimi me Komisionerin për Çështjet Ekonomike dhe Monetare të BE, Olli Rehn. Ai ka siguruar se ky objektivi mund të arrihet pa masat shtrënguese.
Komisioni Europian, muajin e kaluar paralajmëroi Francën se nëse kërkon të arrijë objektivin mbi deficitin për 2013-ën duhet të realizojë planin e shkurtimeve të nevojshme të shpenzimeve. Franca dhe KE kanë treguar gjithashtu mbështetjen e tyre për përdorimin e fondit të përhershëm për shpëtimin e bankave të goditura nga kriza në Eurozonë ashtu sikurse funksionarët europianë përpiqen të sigurojnë investitorët se janë në gjendje të ndalojnë një rritje të krizës në sektorin bankar.
“Ka një konvergjencë shumë të gjerë të pikëpamjeve mes nesh dhe Komisioni Evropian. Qëndrimi ynë nuk është misterioz. Ne jemi në favor të këtij bashkimi bankar. François Hollande e ka përmendur atë edhe gjatë takimit joformal të Këshillit Evropian.
Një bashkim bankar do të kombinonte skemat kombëtare të garantimit të depozitave në nivel evropian, një fond që do të mbyll ose shpëtojë bankat e dështuara dhe një centralizimin të mbikqyrjes.
Nga ana e tij Rehn ka thënë se çështja kryesore është thyerja e hallkës lidhëse midis bankave dhe borxhit sovran në mënyrë që të shkojmë në rrënjët e kësaj krize të borxhit aktual.
“Kjo për momentin nuk është pjesë e traktatit të Mekanizmit Europian të Shpëtimit, në formën e tij aktuale, por shohim se është e rëndësishme ta marrim parasysh këtë alternativë të rikapitalizimit të drejtpërdrejtë të bankave për të lëvizur në diskutimet mbi mënyrat e mundshme për të krijuar një bashkim bankar .
Diskutimet mbi krijimin e një unioni bankar europian do të vijojnë në takimin e radhës së liderëve europianë në fund të muajit qershor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit