14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Qeveria e Kosovës: Projektligj, 15 vite burg për ata që luftojnë jashtë vendit

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin përmes së cilit bashkimi në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit konsiderohet vepër penale.
Me këtë projektligj, kjo vepër penale është e dënueshme deri në 15 vite burg.

Kështu njoftoi ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, ministri Bajram Rexhepi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka paraqitur projektligjin që ka të bëjë me pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

“Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë iniciativë për hartimin e projektligjit për përcaktimin e veprës penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj në formacione të jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kohëve të fundit është vërejtur një trend i rritjes së individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit po bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur në kryengritje apo konflikte të ndryshme të vendit për shuma të caktuara të parave apo privilegjeve të tjera”, ka shtuar Rexhepi.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj pati paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do të hartojë një ligj që do t’ua ndalojë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit.

Disa qytetarë të Kosovës janë raportuar të vrarë në luftën në Siri. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, pati bërë thirrje të rinjve kosovar që të mos shkojnë në Siri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit