15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Qëndrimi i gjatë në toaletë pa nevojë – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Qëndrimi i gjatë në toaletë pa nevojë
Prej dukurive të reja që i shohim në shtëpiat tona është edhe qëndrimi i gjatë i njerëzve në toalete. Duke u nis nga ajo që kemi lexuar në aspektin fetar edhe nga ajo që kemi lexuar në aspektin shkencorë në lidhje me këtë dukuri duam ti themi disa fjalë.
Muslimani dhe muslimenaje nuk duhet të qëndrojnë gjatë në toalete, sidomos tash që marrin telefonat me vete edhe rrinë mbi guacën e tualetit me dhjetra minuta.
Qëndrimi i gjatë në toalete është i dëmshëm në aspektin fetarë sepse ato vende janë vende ku grumbullohen shejtanët.
Pejgamberi, ﷺ, tha:
Në toalete ka shejtan të pranishëm, andaj kur hyni në to thuani: eudhu bil-lahi minel-hubthi vel-habaithi, kërkoj strehim te Allahu nga shejtanët meshkuj dhe femra. Shejh Albani e gjykon si hadith të saktë. Es-sahiha, nr. 1070.
Dijetarët duke sqaruar këtë hadith kanë thënë:
Në toalete janë të pranishëm xhindët edhe shejtanët sepse janë vende në të cilat nuk përmendet Allahu dhe zbulohet aureti, e ato vijnë në këto vende për ti bërë dëm njeriut, i cili pasi nuk mund të përmend Allahun duke qëndruar në te, është i pambrojtur karshi dëshirave dhe orvatjeve për ta dëmtuar njeriun.
Andaj besimtari para se të futet në toaletë duhet ta thotë këtë lutje: eudhu bil-lahi minel-hubthi vel-habaithi, kërkoj strehim te Allahu nga shejtanët meshkuj dhe femra, për të mbrojtur veten nga çdo sulm eventual i tyre.
Po edhe në aspektin shëndetësore nuk preferohet qëndrimi i gjatë në toalet për shka të bakterieve të shumta që gjinden aty.
Një hulumtim i fundit që është bërë në një universitet në Britani të Madhe, ka treguar që njerëzit mesatarisht kalojnë tri orë e gjysmë në javë në tualet.
Mesatarisht një person i kalon pesë minuta në guaskën e WC-së, ndërsa në banjë midis katër dhe shtatë herë në ditë, ka zbuluar “Topps Tiles”.
Përse e bëjnë këtë? Për shkak se përdorin shumë telefonin e tyre, dërgojnë porosi apo shikojnë video-xhirime, ka treguar studimi.
Klinika “Mayo” ka paralajmëruar që “ulja e gjatë në tualet” apo sforcimi ose shtytja e tepërt janë shkaktarë të hemorroideve.
– Edhe pse ndoshta kënaqeni duke qëndruar ulur në tualet, leximi i gazetave apo shfletimi i rrjeteve shoqërore, do të mund t’i bëjë dëm rektumit tuaj.
– Kjo krijon më shumë presion në vena dhe në rektumin tuaj të poshtëm, gjë që përfundimisht do të mund të shkaktojë hemorroide të cilat mund të jenë të pakëndshme dhe të shkaktojnë gjakrrjedhje.

Edhe pse zakonisht zhduken vetvetiu, mund të ndodhin infeksione për shkak të të cilave do të detyroheni që të kërkoni ndihmën e mjekut.
Probabiliteti më i lartë nga shfaqja e hemorroideve, mund të ndodhë te njerëzit të cilët nuk ushtrojnë, te shtatzënat apo keni problem me kapsllëkun.
– Shmangni qëndrimin shumë gjatë në tualet – tha Taylor, e cila beson se nuk duhet të qëndroni në tualet më shumë se pesë minuta.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit