26.5 C
Pristina
Sunday, June 26, 2022

“Qendër kontrolli” për korridorin e grurit do të ngrihet në Stamboll nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje

Më të lexuarat

“Nëse një marrëveshje nënshkruhet në Stamboll, atëherë do të krijohet një qendër kontrolli si një zonë e sigurt jashtë ujërave territoriale të Ukrainës”, tha kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu, tha se një “qendër kontrolli” do të krijohet për korridorin e grurit nëse palët ruse dhe ukrainase arrijnë një marrëveshje në një takim që do të mbahet së shpejti në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse një marrëveshje nënshkruhet në Stamboll, atëherë do të krijohet një qendër kontrolli si një zonë e sigurt jashtë ujërave territoriale të Ukrainës”, tha ministri Çavuşoğlu gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me homologen e tij britanike Liz Truss.

Duke mbështetur përpjekjet e OKB-së, Çavuşoğlu tha gjithashtu se Türkiye po përpiqet të zgjidhë çështjen e grurit me Rusinë dhe Ukrainën.

Në lidhje me akuzat për drithëra të vjedhura nga Ukraina, ministri Çavuşoğlu theksoi se Türkiye ka hetuar vendin e origjinës së të gjitha produkteve të përmendura dhe ato janë etiketuar si produkte ruse.

Türkiye është kundër blerjes dhe shitjes së paligjshme të grurit ukrainas nga çdo vend, duke përfshirë Rusinë, por njëkohësisht duke mos u kufizuar me Rusinë dhe duke ndaluar shitjen në vende të tjera.

Duke vënë në dukje se Türkiye ka “vendosmëri të plotë” për këtë çështje, Çavuşoğlu deklaroi gjithashtu se vendi nuk do të lejojë hyrjen e këtij drithi.

Nga ana e saj, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Türkiye punojnë së bashku për të nxjerrë grurin nga Ukraina.

Duke përshëndetur “rolin udhëheqës” të Türkiye-s në hapjen e një korridori të eksportit të grurit nga Ukraina, Truss theksoi urgjencën e krizës së grurit, duke shtuar se ajo do të ketë pasoja shkatërruese nëse nuk zgjidhet brenda muajit të ardhshëm.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit