15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Qemajl Mustafa shkep para “pa dhimtë”

Më të lexuarat

Me dhjetëra mijëra euro të komunës së Gjilanit janë paguar kompani pa nënshkruar kontrata me to, apo me vetëm ndonjë marrëveshje sa për sy e faqe.
Kryetari i kësaj komune, Qemajl Mustafa, ka paguar edhe qindra mijëra euro kompani të cilat as që kishin nisur punët për projektet në fjalë.
Këto të dhëna në detaje i ka bërë të ditura auditori gjeneral i Kosovës në raportin e tij për pasqyrat financiare të vitit 2011. Parregullsi auditori ka gjetur edhe te kontrata e nënshkruar me 29.09.2011 për‘’Rregullimi i rrugës – Halim Orana, Fehmi Agani dhe Jugu 1’’ në vlerë prej 126,486 euro dhe një tjetër e nënshkruar më 11.10.2011 për “Ndërtimi i trafostacioneve në fshatin Malishevë e Epërme, Jabuq dhe në lagjen Arbëria 1 dhe 2” në vlerë prej 122,133 euro, ku deri në datën e auditimit realizimi i projekteve nuk kishte filluar endem, shkruan “Zëri”.
Në këtë komunë, auditori ka gjetur se me vendim të kryetarit të komunës nga kategoria e subvencioneve është bërë pagesa në vlerë 4,910 euro, ndaj trupës artistike muzikore “QPKA” ,për pjesëmarrje në manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.
Sipas auditorit gjeneral, kjo pagesë është bërë pa pasur kontratë mes Trupës Artistike dhe Komunës së Gjilanit, por pa ndonjë faturë apo dëftesë të lëshuar nga ana e Trupës Artistike Muzikore./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit