14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Që nga vendosja e reciprocitetit, MPB ka lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme  ka bërë të ditur se që nga e hëna kur edhe u vendos reciprociteti me Serbinë sa i përket targave të automjeteve e deri më sot, ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme.

“Gjatë periudhës 20 – 22  Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas statistikave nga MPB, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë lëshuar 1616 targa të përkohshme, në Merdar 1309, në Jarinje 13, në Bërnjak 11 e kështu me radhë.

Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare 1  dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjakë, pasi që qytetarët serbë edhe sot po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në këto pika.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë është deklaruar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targa.

Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.

“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit