16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Pyet ata që dinë” – Nga Shejh Albani

Më të lexuarat

Ne kemi folur mbi këtë çështje kohë më parë dhe kemi thënë që Allahu i Urtë i ka ndarë komu- nitetin musliman në dy tipe të njerëzve: Ehludh- Dhikër dhe ata që varen nga Ehludh-Dhikër. Siç Allahu i ka thënë njerëzve të zakonshëm: “Atëhere pyetni ata që dinë (Ehlul edh-Dhikër) nëse ju nuk dini”. [Sure 21:7 dhe 16:43]

Ehludh-Dhikër janë siç ne të gjithë e dimë Ehlul Kur’an dhe Ehlul Hadith ata të cilët dinë ta njohin hadithin autentik nga ai joautentik, të për- gjithshmin (am) nga ai specifik (hass), abrogati- vin (nasih) nga e abroguara (mensuh) dhe të tilla pricipe të fikhut dhe hadithit.

Pra nuk është e lejuar për një musliman të filojë të jap fetva mbi bazat e disa haditheve thjesht sepse ai ka lexuar ato në një libër megji- thëse ai nuk e di nëse është sahih sipas kriterit të dijetarëve të hadithit. Në anën tjetër ai e di që nuk është mjaft aq i ditur në dije islame dhe nuk ka ndonjë kompetencë në gjuhën arabe për të shpjeguar kuptimin dhe idenë prapa Kur’anit dhe Sunnetit. Si rezultat çdokush që nuk ka vendosur të ndërmarrë të mësojë dijen islame dhe këm- bëngul në të për shumë vite derisa njerëzit e di- jes dëshmojnë që ai mund të udhëzojë dhe ti drejtojë njerëzit nga e mira, nuk është e lejuar për atë të falenderojë që ai është një alim, thjesht sepse ai ka lexuar disa hadithe dhe ka memorizuar disa ajete. Ne shpesh dëgjojmë nga ata të cilët nuk mund të lexojnë Kur’an e as hadi- thet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kjo është ajo pse unë i këshilloj kërkuesit e dijes për të studiuar dy themele:

a) Principet e fikhut. b) Principet e hadithit

Unë e kam përmendur përpara se nuk është e lehtë për dikend për të nxjerrë qëllimin e Ligj- dhënësit nga ndonjë tekst përderisa ai konsul- tohet aq sa të mundet me të gjitha tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit. Unë do të jap një shembull të qartë. Allahu thotë: “Të ndaluara për ju janë mishi i ngordhur, gjaku…”[Sure 5:4]

Nëse një fillestar i cili studion Kur’anin dhe nuk ka dituri rreth hadithit dhe pyetet për peshkun e ngordhur ai menjëherë do të sjellë këtë ajet si argument për ta ndaluar qartë atë përderisa mishi i vdekur është i ndaluar. Por nëse ai do të shikojë hadithin ai do të mësojë që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përjashtoi dy tipet e kafshëve peshqit dhe karkalecat nga ky ndalim, vetëm kështu ai mund të gjykojë në mënyrë të drejtë. Shkurt; studenti duhet të më- sojë këto dy themele të degëve të dijes për ta ndihmuar veten për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin sa më korrektësisht.

Muhammed Nasirud-din Albani – Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit