10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Putinit nuk po i shkojnë planet sipas planit, nënshkruan dekretin për 134 mijë rekrut të rinj që do t’i bashkohen ushtrisë ruse

Më të lexuarat

Duket se presidentit rus Vladimir Putin nuk po i dalin llogaritë siç kishte menduar ai, kjo për faktin se po pëson humbje të mëdha ushtria ruse në Ukrainë.

E këtë gjë së më miri e dëshmon lajmi i fundit, se Putin ka nënshkruar sot një dekret me të cilin 134.500 rekrutë do t’i bashkohen ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ministria ruse e Mbrojtjes po tenton të manipulojë, duke t hënë se kjo thirrje për rekrutim nuk ka të bëjë asgjë me luftën në Ukrainë.

Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes në Rusi, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në siç thotë ai “pikën e nxehtë”.

“Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen një trajnimi profesional në qendrën trajnuar – që do të zgjasë nga tri deri në pesë muaj. Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohet në çfarëdo pike të nxehtë”, shtoi Shoigu. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit