14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Publikohet lista e personave që do të nxirren nga nënshtetësia nëse nuk kthehen në Turqi

Më të lexuarat

130 personave, përfshi edhe kreun e organizatës terroriste gyleniste, FETO, i është bërë thirrja “kthehuni në atdhe”.

130 personave, përfshi edhe kreun e organizatës terroriste gyleniste, FETO, i është bërë thirrja “kthehuni në atdhe”.

Lista e emrave të 130 personave, ndaj të cilëve zbatohet hetim apo persekutim dhe nuk arrihet në kontakt për shkak se gjenden jashtë shtetit, u publikua në Fletoren Zyrtare.

Sipas kësaj, të arratisur që bëjnë pjesë në listë, duke nisur që sot, nëse nuk paraqiten përpara autoriteteve përkatëse brenda 3 muajsh, me vendimin e Këshillit të Ministrave do të nxirren nga nënshtetësia turke.

Në procesin hetues ndaj FETO-s pas tentativës së grushtit të shtetit në 15 korrik 2016, për disa të dyshuar që gjenden jashtë shtetit filloi hetimi dhe persekutimi me akuzat për “prishje të unitetit të shtetit dhe tërësisë territoriale të vendit”, “shkelje të Kushtetutës”, “atentat dhe sulm defakto ndaj presidentit”, “krim ndaj organeve ligjore”, krim ndaj qeverisë”, “kryengritje e armatosur ndaj qeverisë së Republikës së Turqisë”, “organizatë e armatosur” dhe “sigurim armësh”.

Në listë, krahas liderit të FETO-s, Fethullah Gylen (Fetullah Gülen), janë edhe Deputetët e Partisë Demokratike të Popujve, HDP Fajsall Sarëjëlldëz (Faysal Sarıyıldız) dhe Tuba Hezer (Tuğba Hezer) si dhe ish deputeti i HDP-së, Ëzdall Yçer (Özdal Üçer).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit