Pse në Kosovë s’janë shpallur ende rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve?

Më të lexuarat

Analisti: Asnjë parti e kënaqur nga votat e fituara, pikëpyetje për qeverinë e re

Edhe pse procesi i numërimit të votave në Kosovë ka përfunduar më 5 mars, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur disa ankesa, të cilat kanë vonuar publikimin e rezultateve përfundimtare.

“Një subjekt tjetër politik ka parashtruar tre ankesa në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Prandaj, KQZ-ja do të presë vendimin e PZAP-së dhe mundësisht të Gjykatës Supreme para se të procedojë me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt të këtij viti”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë se 42 për qind ose 48 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike, e cila është e dyta në vendvotime në Kosovë dhe e treta në diasporë, ka 21 për qind ose 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të votave në diasporë dhe ka arritur gjithsej 20 ulëse në Kuvend, me më shumë se 18 për qind të votave.

Koalicioni AAK-Nisma mbetet me tetë ulëse ose pak më shumë se shtatë për qind të votave, bazuar në numërimin e deritanishëm.

Më shumë se 15,000 vota duhen numëruar në procesin përfundimtar.

Analisti politik Shemsi Jashari komentoi se rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ishin të kënaqshme për asnjë parti dhe se është e pasigurt se kush do të formojë qeverinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit