6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pse myslimanët janë lajme vetëm kur mbajnë armë?

Më të lexuarat

Teza se identiteti mysliman nuk ka vlerë informimi edhe kur personi është në shënjestër është bazë e islamofobisë moderne.

Ahmed Merabat ishte viktima e parë nga 12 viktima në sulmin në revistën franceze satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi të mërkurën. Ai polic 42 vjeçar, myslimani francez, u likuidua në trotuarin e kuartit të njëmbëdhjetë parisien në të cilin gjendej redaksia e Charlie Hebdoas. E ka qëlluar nga afërsia njëri nga atentatorët, vetëm disa minuta para se të hyjnë në zyrën e Charlie Hebdoas, me ç’rast kanë vrarë kryeredaktorin dhe karikaturistët e shquar të revistës satirike. Raportimi medial “për shkrepjet në Paris” kryesisht kishte të bëjë me Stephan Charbonnier, Georges Wolinsky, Jean Cabut dhe Bernard Verlhac, persona provokativ dhe të shquar të revistës Charlie Hebdos. Viktima e parë Ahmet Merabat është fshirë nga kryetitujt. Pasojat politike dhe identifikuese të cilët vinin me theksimin e viktimizimit të Merabatit nuk mund të injorohen.

 

E para, kjo do të komplikojë tregimin e cila në mënyrë rigoroze myslimanët i tregon si terroristët, të huajt dhe të margjinalizuar. E dyta, e qet poshtë akuzën, nën kujdesin e shtetit, se myslimanët në Francë janë subversiv në vend se respektojnë ligjin. Përveç tragjedisë, vrasjet në rastin Charlie Hebdo tregojnë çartë në bazë të tezës se identiteti mysliman është i rëndësishëm për informim vetëm atëherë kur personi mban revole. Por jo edhe kur është në shënjestër, Gjithkund në botë , e posaçërisht në Francë, ky është themel i islamofobisë moderne. Myslimanët janë pjesë e rëndësishme të popullatës franceze. Islami është religjioni i dytë më i madh në këtë shtet, a numrat tregojnë se nga 66 milion banorë, sa i ka Franca, në masë gjer 10% janë mysliman. Zgjerimi i islamit dhe rritja e tyre demografike ka inkurajuar disa nga veprimet më drakonike kundër myslimanëve në epokën moderne. Ndalimi i mbajtjes së shamisë nga viti 2004, pas kësaj edhe Ligji për nikabin, saktësisht për mbulimin e fytyrës nga viti 2010, ligjërisht kanë rregulluar idetë bazike të islamofobisë. Këto ligje kanë shërbyer si proklamatë e fortë dhe të zjarrtë se identitetet myslimane dhe franceze janë në konflikt dhe të papajtueshëm. Modeli francez i sekularitetit ka vendosur themelet strukturale për vazhdimin e ligjeve islamofobike. Por ç’është më e turpshme këto themele janë fshehur nën flamurin e sekularitetit shtetëror. E pritur, ndalesat e të shprehurit fetar kanë ndikuar ndryshe në myslimanët francez. Përveç kësaj kanë zvogëluar të shprehurit fizik dhe verbal të identitetit mysliman. Qëllimi shtetëror i forcimit të sekularizmit mbi myslimanët është bazuar në binarizimin civilizues dhe ultimatumin që të zgjidhej në mes”Islamit dhe Perëndimit” dhe ”vendeve myslimane dhe Francës”. Përkundër këtij ultimatumit të cilin e ka vendosur shteti, shumica e madhe e myslimanëve francez e ka praktikuar fenë e vet, përkundër prezencës së mos durueshmërisë. Në të njëjtën kohë kanë pranuar identitetin e vet nacional si francez dhe franceze. Zërat ekstreme nga vendi, shoqëria civile franceze, në tre terroristë kanë parë përfaqësuesit e tri gjer në 6 milion francez dhe franceze mysliman. Akuzimi kolateral i myslimanëve francez të cilët e kanë praktikuar politikanët dhe mediat, e përshkruar me kulturë të përvëluar islamofobike, me siguri do të shkaktojnë përgjigjet e dhunshme kundër myslimanëve dhe shoqërive myslimane në vend. Edhe pse ka qenë e pa mendueshme para mërkurës, islamofobia franceze do të mund të jetë shumë më e ashpër dhe më e mprehtë. Përputhja e akteve terroriste me popullatën myslimane nga perspektiva e urrejtësit i bën ata në mënyrë tërthore përgjegjës. Ky konekcion i cili ndërlidh tri delikuent me tërë fejën dhe miliona qytetar, do të shkaktojë përgjigje të furishme kundër myslimanëve në Francë dhe me siguri do të shkaktojë edhe viktima të reja. Vendosja e viktimës myslimane në vend të kriminelëve në qendër të fokusit, në një masë të madhe do të zbuste këtë reagim.

Përveç kësaj me fokusim në veprën heroike të Merabatit në vend të tri terroristëve, konfirmon dhe paraqet tregim tjetër sipas së cilës myslimanët francez janë qytetarët e thjeshtë, me punët e tyre, familjet dhe interpretimin e islamit i i cili dënon dhunën dhe kundërshton karikaturës malinje të fesë të cilin e ka krijuar shteti. Ahmet Merabat ka qenë më tepër se viktimë. Ka qenë më tepër se që ishte mysliman. Ai ishte në jetë, por edhe në vdekje, prototipi i shumicës myslimane franceze. Si qytetar i cili respekton ligjin, Merabati ka harmonizuar identitetin e vet religjioz me përgjegjësit e shtetasit francez. Ka qenë edhe francez dhe mysliman, që është integrimi ekzistencial të cilën islamofobia shumëvjeçare në Francë ka përjashtuar dhe që uragani mediatik pas sulmit e ka injoruar. Edhe pse ishte viktima e parë, tregimi i Ahmet Merabatit është përjashtuar nga kryetitujt. Emri dhe fytyra e tij kanë  munguar nga raportimet dhe tregimet të cilët të mërkurën vinin nga Parisi. Përfshirja e Merabatit në tregim dhe prezenca e trimërisë dhe sakrifikimi i tij do të mund të shpëtojë jetërat në Francë.

Më e rëndësishme nga kjo, është të tregohet tregimi nga perspektiva e Ahmed Merabatit, jo vetëm që do të tregohen se si identitetet myslimane dhe franceze jo vetëm janë të pajtueshme por edhe rezistente.

Khaled A. Beydoun

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit