11.1 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

Kërkohet fuqizimi i diasporës shqiptare në Turqi

Më të lexuarat

Ministri i Diasporës, Valon Murati, e priti ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan.

 

Ambasadorja Ozan e uroi Ministrin për marrjen e detyrës së rëndësishme, veçanërisht për Republikën e Turqisë, pasi në këtë shtet, në vise të ndryshme, ka një numër jashtëzakonisht të madh të diasporës shqiptare.

 

“Shprehim përkushtimin tonë për të punuar së bashku që t’i forcojmë lidhjet mes ministrive përkatëse dhe, po ashtu, dy shteteve”, u shpreh ambasadorja Ozan, njofton kumtesa komunale .

Ministri Murati shprehu falënderimin për punën dhe kontributin që Republika e Turqisë e ka dhënë në Kosovë, duke u zotuar për ngritjen e bashkëpunimit në nivel edhe më të lartë, posaçërisht në lidhjet biznesore dhe ato kulturore.

 

“Bizneset nga Turqia janë të pranishme shumë në Kosovë, janë investitor i rëndësishëm, prandaj, në këtë kontekst, edhe diaspora jonë në Turqi duhet të fuqizohet. Përpos kësaj, edhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Turqi është një shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme e punës sonë dhe besojmë se do të ngrihet në nivel edhe më të lartë”, tha ministri Murati.

Në fund, Murati dhe Ozan u dakorduan që bashkëpunimi në fusha të tjera, si arsimi, të vazhdojë në nivel pune, në mënyrë që të shfrytëzohet afërsia mes institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Turqisë./koha/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit