10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pse i frikësohen krijimit të një shteti të drejtë Islam?! Thomas Paine

Më të lexuarat

Sepse ajo ruan burimet e saj, tokën e saj, shfaqjen e muslimanëve dhe dinjitetin e tyre. Kurrë nuk abuzon, ai shtet përgjigjet për sa’in (njësi matëse) dhe masave tjera.
Ata (jomuslimanët) dridhen nga frika se mos muslimanët do t’i kthehen drejtësisë së Omerit, shkathtësisë së Mensurit, xhelozisë së Mu’tasimit, forcës së Halid ibn Velidit, shpatës së Allahut, shkencave të Farabiut, Ibn Hejthemit, Ibn Sinas, Xhabir ibn Hajanit dhe vendosmërisë së sulltanit osman, Muhamed El-Fatihut.
Ata kanë frikë muslimanët t’i kthehen logjikës së Ibn Haldun, themeluesit të sociologjisë, inteligjencës së Havarizmit në matematikë, shpikjeve të Xhezarit dhe gjenisë së Sinanit në Andaluzi, e cila u sundua nga Islami për tetë shekuj të tërë.
Ata kanë frikë nga rikthimi i epokës së pushtimeve përsëri, kur Moska, Uashingtoni, Vjena, Roma, Parisi dhe Pekini po i paguanin haraç sulltanatit islamik osman për gjashtë shekuj të tërë, sepse sulltani musliman i Indisë në kohën e tij refuzoi të fliste me mbretin e Anglisë, sepse nuk ishte në pozicionin e sulltanit të Indisë Islame të bisedonte me sundimtarin e një ishulli të vogël si Anglia. Sepse asnjë anije, maunë amerikane nuk mundi të kalonte Mesdheun pa qenë nën ndikimin e vëllezërve algjerianë Barbaros dhe Rais Hamidou. Sepse muslimanët kishin një kalif, një flamur, një tokë dhe një besim si malet kodrinore derisa kufijtë Sykes-Picot erdhën për të shqyer dhe shpërndarë kombin në emër të patriotizmit dhe patriotizmit të rremë në emër të të cilit agjentët dhe tradhtarët u shërbejnë fuqive koloniale.
Muslimanët ishin në një gjendje të vetëmjaftueshmërisë për shkak të pafundësisë së shtetit dhe shumëllojshmërisë së burimeve të tij. Muslimanët janë persianët dhe tatarët, arabët dhe turqit, koptët dhe barberët, afrikanët dhe kaukazianët, indianët dhe sinodet. Të gjitha racat ishin një shoqëri që mbështeste njëri-tjetrin!
Shteti Islam nuk ka vend për përhapjen e të këqijave, tekave dhe luksit nga prishja morale dhe lajthitja, kështu që shoqëria e tij do të shkojë në lavdi dhe prosperitet më të madh, ndërsa shoqëria e armiqve të saj po shkon drejt humnerës!
Orientalisti amerikan Thomas Paine thotë: “Tani situata ka ndryshuar dhe muslimanët janë në duart tona, por ajo që ndodhi një herë mund të ndodhë përsëri!”
______________
[Thomas Paine në librin e tij “Epoka e arsyes”]
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit