16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Provat për korrupsion të Netanyahut, pa ndikim te votuesit”

Më të lexuarat

Akuzat për korrupsion kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kanë bërë pak për të ndikuar në popullaritetin e tij te votuesit, pak para mbajtjes së zgjedhjeve të muajit prill, flasin rezultatet e publikuara nga një sondazh i zbatuar nga e përditshmja izraelite, Izraeli Hayom.

Rezultatet e sondazhit thonë se vetëm 12 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se mendimi i tyre për Netanjahun ka ndryshuar nga vendimi i fundit i prokurorit të përgjithshëm, Avichai Mandelblit për të ngritur akuzë kundër kryeministrit të Izraelit për ryshfet, korrupsion dhe shkeljen e besimit.

Paralelisht me këtë, 75 për qind e të anketuarve kanë thënë se vendimi i Mandelblit nuk kishte ndikuar fare në mendimin e tyre për kryeministrin, ndërsa 13 për qind kanë thënë se nuk janë të sigurt.

Sipas të njëjtit studim, 42 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se preferojnë Netanyahun për kryeministër, ndërsa 38 për qind thanë se do të preferonin kandidatin Benny Gantz, nga lista “Kaltër dhe Bardhë”.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia Likud e Netanyahut do të fitonte vetëm 26 ulëse në Knesset, ndërsa lista “Kaltër dhe Bardhë”, e drejtuar nga Benny Gantz dhe Yair Lapid do të fitonte 33 ulëse.”

Sondazhi parashikon që partitë më të vogla të fitojnë më shumë ulëse në kurriz të atyre më të mëdha, ndërsa Lëvizja Arabe për Ndryshim, e udhëhequr nga Ahmed Tibi dhe Fronti Demokratik për Paqe dhe Barazi, e udhëhequr nga Ajman Odeh, do të fitonin secila nga tetë vende në Kuvend./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit