12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Protestë për zhdëmtimin e të persekutuarëve politik shqiptarë në Maqedoni

Më të lexuarat

Shoqata e të Burgosurëve dhe të Dëmtuarëve Politik Shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë me kërkesat për zhdëmtimin e ish të burgosurëve dhe të dëmtuarëve politik shqiptarë gjatë regjimit të kaluar.

Propozimi për protestën ka pasuar sot pas një debati të organizuar lidhur me Projekt- Ligjin për zhdëmtimin e ish të burgosurëve dhe të dëmtuarëve shqiptarë, me ç`rast më 7 qershor është caktuar mbajtja e protestës para Qeverisë së Maqedonisë.

“Kjo protestë paqësore me vlera evropiane, ku në mënyrë intelektuale dhe paqedashëse të ngritet zëri për këtë padrejtësi shekullore. Njëkohësisht, prej periudhës 1 deri më 7 qershor, ftohen të gjithë qytetarët dhe familjarët e persekutuar, që të paraqesin aktpadi penale kundër shtetit pranë gjyqeve ku janë dënuar”, theksuan pjesëmarrësit e debatit.

Kryetari i SHHSHM-së, Skender Asani, shprehu përkrahjen ndaj kërkesave legjitime të SHBDPSHM-së, të cilat duhet sa më parë që të hyjnë në procedurë parlamentare dhe të zhdëmtohen në mënyrë adekuate të gjithë të dëmtuarit shqiptarë nga ish regjimi komunist. Sipas Asanit, vetëm me sjelljen e një ligji korrekt, do të mund që në njëfarë forme të korrigjohen gabimet historike të së kaluarës.

Halide Palloshi, ish-e diferencuar politike, tha se politika shqiptare në Maqedoni, urgjentisht duhet të angazhohet për sjelljen e një ligji të tillë për zhdëmtim, deri një gjë të tillë e kanë bërë shumë shtete të botës demokratike.

Kryetari i SHBDPSHM-së, Shpëtim Pollozhani, theksoi se që nga viti 2005 kanë nisur fushatën për sjelljen e një ligji të tillë, por tani është koha e fundit që propozim-ligji aktual i partisë shqiptare në pushtet BDI, të harmonizohet edhe me kërkesat e shoqatës dhe të miratohet sa më shpejtë në parlament. Pollozhani tha se në propozimin e shoqatës kërkohet që të përfshihet periudha 1944-1991, ku llogaritet se janë persekutuar në forma të ndryshme afër 24.000 shqiptarë të Maqedonisë, e që nëse shihet me hollësi del se gati asnjë familje shqiptare nuk ka shpëtuar pa pasur të persekutuar.

Arben Sulejmani në emër të SHHSHM-së, tha se duhet një konsensus i përgjithshëm që ky ligj të miratohet sa më shpejtë dhe të përfshihen të gjitha kategoritë e të dëmtuarve.

Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta, tha se një kategori e gjerë e të dënuarve dhe të persekutuarve janë edhe në mesin e arsimtarëve shqiptarë që nga vitet e 90-ta.

Etem Xheladini, kryetar i SHASH-it për Kumanovë-Likovë, tha se vetëm në rajonin e Kumanovës e Likovës ka pasur rreth 1200 të persekutuar dhe mbi 300 të burgosur.

Historiani Qerim Lita, zëvendësdrejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, përmes dokumenteve të shumta prezantoi ekzekutimet, burgosjet dhe torturimet e shqiptarëve që nga nëntori i vitit 1944, e deri në vitet e demokracisë. Periudha 45 vjeçare komuniste ishte periudha më e errët për shqiptarët, ndërsa tani është koha e fundit që të jetë prioritet mbi prioritetet realizimi i këtyre të drejtave.

Edhe ekspertët juridik Nazmi Maliqi dhe Osman Kadriu, theksuan se ka disa modalitete ligjore që kjo padrejtësi e kahershme tani të korrigjohet, meqë shumica e kësaj kategorie të maqedonasve e kanë zgjidhur këtë çështje, por ka mbetur problemi i shqiptarëve. Kadriu tha se shumica e këtyre gjykimeve ishin të natyrave politike, andaj për zgjidhjen e problemit duhet edhe një diskonim politik. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit