Qytetarë izraelitë kanë dalë në rrugët e Tel Avivit, Haifës dhe zonave të tjera në veri të Izraelit, duke protestuar kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu-t dhe duke kërkuar kthimin e pengjeve nga Gaza.
Pamje nga një prej protestave në Haifa, të publikuara nga Al Jazeera, tregojnë protestues që mbanin një pankartë ku shkruhej “Ne nuk jemi qeveria jonë” dhe bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Në Sheshin Habima të Tel Avivit, qindra protestues kundër luftës u mblodhën gjithashtu, shumë prej tyre duke mbajtur fotografi të pengjeve që ende ndodhen në Gaza. /mesazhi
