9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Progresi i Kosovës në luftimin e korrupsionit, vijnë reagimet nga ambasadat e huaja dhe eurodeputetja Cramon

Më të lexuarat

Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, ku Kosova ka shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita, nga pozita 104 që ndodhej vitin e kaluar këtë vit shteti ynë renditet në pozitën e 87-të.

E këtë përparim të Kosovës në luftën kundër korrupsionit e kanë përshëndetur zyrtarë të BE-së e ambasadorë.


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e quajti këtë përparim të Kosovës si një shpërblim të vogël për të gjithë.

“Me të vërtetë lajme të mira për Kosovën sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka lëvizur lartë për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka përshëndetur këtë arritje të Kosovës.

“Lajm i mirë! Kosova bën përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit! Në indeksin e Transparency International, Kosova është përmirësuar me 17 vende dhe tani renditet në vendin e 87-të. Është inkurajuese që Kosova më në fund filloi të ecë në bisedime për të luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni kështu! Kosova ka mbështetjen e plotë gjermane”, ka shkruar ambasadori.

Ambasada franceze e ka quajtur lajm të mirë përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se Franca e mbështet plotësisht Kosovën në këtë sferë.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres, duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në postimin e ambasadës franceze.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

Sipas këtij raporti, vetëm Mali i Zi qëndron më mirë në Ballkanin Perëndimor, me 46 pikë.

Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia janë vlerësuar më pak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit