PROGRAMI I DITËS SË ARAFATIT

Më të lexuarat

  1. Zgjohu herët për ta përforcuar veten në adhurimin e Allahut të Plotfuqishëm.
  2. Zgjohu para namazit të sabahut për të ngrënë syfyr me nijetin e agjërimit të kësaj dite.
  3. Pastaj fali 2 ose 4 rekate namaz, ose së paku lute Allahun në sexhde që të të japë prej të mirave të kësaj bote dhe të botës tjetër, dhe falënderoje për çdo mirësi që ta ka dhënë.
  4. Para namazit të sabahut kaloje kohën me istigfar (kërkim faljeje), që të regjistrohesh tek Allahu prej atyre që kërkojnë falje në kohën e syfyrit.
  5. Përgatitu 5 minuta para namazit të sabahut dhe mendo se si largohen mëkatet prej trupit tënd me çdo pikë të ujit të abdesit.
  6. Pastaj thuaje lutjen pas abdesit.
  7. Fale namazin e sabahut dhe qëndro në vendin ku je falur deri 15 minuta pas lindjes së diellit.
  8. Menjëherë pas selamit fillo me tekbire.
  9. Pasi ta falësh sabahun, qëndro në xhami deri në lindjen e diellit, lexo Kuran, madhëroje Allahun, falënderoje Atë dhe mos i harro dhikret (lutjet) e mëngjesit.
  10. Pas lindjes së diellit fali 2 rekate namaz, që të fitosh shpërblimin e haxhit dhe umres së bashku me Muhamedin ﷺ.
  11. Nëse mundesh të mos flesh gjatë tërë ditës, është më mirë. Mos e humb asnjë sekondë! Bëj sa më shumë dhikër, lutu dhe ji i bindur se Allahu do t’i pranojë lutjet e tua.
  12. Ose, nëse dëshiron, bëj një orë gjumë me nijetin që Allahu të të forcojë në adhurim.
  13. Pasi të zgjohesh prej gjumit, fali së paku 4 rekate namaz Duha. Bëj sa më shumë tekbire, lutje, dhikër dhe lexim Kurani. Thuaj sa më shumë: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir.”
  14. Fale namazin e drekës, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun dhe lexo diçka nga Kurani.
  15. Fale namazin e ikindisë, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun dhe thuaj lutjet e mbrëmjes.
  16. Lexo Kuran deri rreth një orë para perëndimit të diellit, pastaj fillo me lutje të sinqerta dhe me frikërespekt, duke kujtuar qëndrimin tënd para Allahut të Madhëruar. Mos harro të lutesh për vëllezërit muslimanë kudo që ndodhen në botë, veçanërisht për Sirinë, Burmën dhe Palestinën.
  17. Lutu aq shumë, sa që me perëndimin e diellit të perëndojnë edhe mëkatet e tua, dhe Allahu të të bëjë prej banorëve të Xhenetit.
  18. Allahu na përforcoftë në rrugën e vërtetë dhe na i pranoftë neve dhe juve të gjitha veprat e mira.
  19. Kur të thirret ezani, bëje iftarin dhe mos harro se lutja e agjëruesit nuk kthehet mbrapsht.

● Mos më harroni në lutjet tuaja ●

Hoxhë Sinan Rushiti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit