Më e vlefshmja e ditëve – Hoxhë Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Dita e Arafatit është ditë mëshire, faljeje dhe afrimi tek Allahu.
Në këtë ditë, robi duhet të kthehet te Zoti i tij me zemër të përulur, të kërkojë falje për gabimet e së kaluarës dhe të lutet me shpresë për të ardhmen. Është ditë ku njeriu e ndien më shumë nevojën për Allahun, e ul kokën me përulësi dhe shpreson në faljen dhe bujarinë e Tij.
Agjërimi i kësaj dite është një mirësi e madhe; është shkak për faljen e mëkateve të vitit të kaluar dhe të vitit që vjen. Prandaj, mos e humb këtë ditë me pakujdesi, por mundohu me krejt qenien tënde të pendohesh, të lutesh, të bësh dhikër dhe vepra të tjera të mira.
Shfrytëzoje Arafatin sikur është mundësia jote e fundit për ta përmirësuar raportin tënd me Allahun, sepse ndoshta pikërisht kjo ditë bëhet fillimi i një jete që ngjason me jetën e të parëve të ndershëm, të cilët çdo ditë që jetonin ishin më afër Allahut.

Fitim Gërguri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit