17.8 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Prishtinë, sot protesta për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Më të lexuarat

Në Prishtinë sot do të mbahet protesta për solidarizim me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në organizim të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka theksuar se kërkesat në këtë protestë të përkrahur nga shumë shoqata dhe asociacione të ndryshme politike janë: respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm; ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë; kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas tij, institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ata kanë negociuar me Serbinë, për Kosovën, dhe në këto negociata të drejtat e shqiptarëve në ato tre komuna nuk kanë qenë as kusht për negociata e më pas as temë në to.

“Me këtë protestë ne duam t’i dërgojmë mesazh qytetarëve atje se populli në Kosovës nuk është i të njëjtit mendim sikurse Qeveria e Kosovës, e cila i akuzoi ata për qyqarllëk”, ka deklaruar Kurti.

Protestës ju kanë bashkuar edhe këto organizata; Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Preshevë, Shoqata “Vatra”, Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata “26 Marsi 1999″, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, Thirrjet e Nënave – Gjakovë, Grupi i tifozve “Plisat”, Shoqata ” Shiponjat”, dhe Qendra “Liria”, Gjilan. Protesta pra, fillon nesër, e shtunë, në ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare Universitare. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit