10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Presidentja Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin e saj, Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.

“Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë!

Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati.  Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor”, ka theksuar presidentja Osmani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit