20.8 C
Pristina
E diel, 1 Gusht, 2021

Presidentja e Kosovës: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Edhe ministri maqedonas ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, derisa marrëdhëniet bilaterale në mes të të dyja vendeve vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur edhe pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar ajo.

Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës.

Sa i përket raportimeve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, Maas ka thënë se nuk është në di për projekte të tilla. “Nuk e di nëse ka projekte të tilla. Fakti që është folur për non-paper, është termi i duhur. Duhet të mbetet ashtu. Sa i përket ideve për ndryshime të kufijve, Qeveria gjermane i refuzon fuqishëm ato sepse një zgjidhje e tillë nuk çon në zgjidhje të problemeve”, ka thënë mes tjerash ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit