12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mbi 100 persona të plagosur nga përleshjet në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj të linjës së djathtë, palestinezëve dhe policisë izraelite.

Dhuna ka shpërthyer teksa policia ka tentuar të krijojë distancë në mes të palestinezëve dhe protestuesve hebrenj.

Gjysmëhëna e Kuqe në territoret palestineze ka thënë se të paktën 100 palestinezë janë plagosur, derisa policia ka thënë se 20 zyrtarë janë plagosur. Më shumë se 50 persona është raportuar të jenë arrestuar. Këto raportime për përleshje vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në mes të grupeve nacionaliste dhe atyre fetare.

Jerusalemi Lindor është prej kohësh pikë e ndjeshme, për shkak të bashkëjetesës jo të lehtë në mes të hebrenjve dhe arabëve.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor nga viti 1967 dhe e konsideron gjithë qytetin si kryeqytet të vetin.

Palestinzët pretendojmë se Jerusalmi Lindor do të jetë kryeqytetit i shtetit, të cilin shpresojnë ta kenë në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit