Presidenti sirian Ahmed al-Shar’a në një intervistë për “Washington Post” mbi marrëdhëniet me Rusinë

Më të lexuarat

Presidenti sirian Ahmed al-Shar’a në një intervistë për “Washington Post” mbi marrëdhëniet me Rusinë:

“Ne kemi zhvilluar kundër Rusisë një luftë të gjatë, të ashpër dhe të mundimshme, e cila zgjati plot dhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe, ajo palë ka shpallur disa herë se më kishte eliminuar fizikisht, por të gjitha ato pretendime ishin të pavërteta.”

Presidenti al-Shar’a theksoi më tej:

“Sot kemi nevojë për marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, sepse ajo është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nevojitet që ajo të votojë në favorin tonë për disa çështje thelbësore që lidhen me interesat e Sirisë. Përveç kësaj, ekzistojnë mes nesh edhe interesa strategjike afatgjata, të cilat kërkojnë bashkëpunim të kujdesshëm e të ndërsjellë.”

Ai shtoi gjithashtu:

“Nuk dëshirojmë ta shtyjmë Rusinë drejt zgjedhjeve alternative në mënyrën se si ajo i trajton marrëdhëniet me Sirinë. Duam që bashkëpunimi ynë të jetë i qëndrueshëm dhe i bazuar në respekt të ndërsjellë.”

Në lidhje me çështjen e ish-presidentit të rrëzuar Bashar al-Asad, al-Shar’a u shpreh se:

“Kjo është një çështje problematike dhe tepër e ndjeshme për Rusinë. Marrëdhëniet tona me Moskën ndodhen ende në fazën e tyre të parë dhe po kërkojnë një ekuilibër të ri pas ndryshimeve të thella politike në Siri. Megjithatë, ne, si popull sirian, do të ruajmë të drejtën tonë për të kërkuar që Asadi të vihet përpara drejtësisë për krimet e kryera gjatë regjimit të tij.”

 

Qëndrimi ndaj marrëveshjeve të normalizimit me Izraelin

Në një pjesë tjetër të intervistës, presidenti sirian përjashtoi mundësinë që Siria të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis disa vendeve arabe dhe Izraelit.

Ai deklaroi:

“Është e pamundur që Siria, të paktën në të ardhmen e afërt, të nënshkruajë marrëveshje të tilla apo të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Situata jonë është krejtësisht e ndryshme nga ajo e shteteve që i janë bashkuar atyre marrëveshjeve. Siria ka kufi të përbashkët me Izraelin, dhe një pjesë e territorit tonë, Lartësitë e Golanit, mbetet nën pushtimin izraelit. Për sa kohë që ky realitet ekziston, çdo bisedë për normalizim është e parakohshme dhe e papranueshme.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit