12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Presidenti kuban në anti-protesta: Ajo që bota sheh, një gënjeshtër!

Më të lexuarat

Pas protestave të rralla masive në Kubë të dielën e kaluar, autoritetet kubane organizuan tubime masive me mijëra njerëz në rrugët e Havana-s dhe qytete të tjera të shtunën.

“Rroftë Kuba! I lirë nga ndërhyrjet dhe urrejtja kundër saj,” u tha Presidenti Miguel Diaz-Canel të mbledhurve në kryeqytet.

“Ajo që bota sheh në Kubë për momentin është një gënjeshtër,” tha ai për protestat.

Raul Castro, vëllai 90-vjeçar i udhëheqësit të ndjerë revolucionar Fidel Castro, ishte gjithashtu i pranishëm në tubim. Diaz-Canel zëvendësoi Raul Castro në prill, fillimisht si president dhe më pas në krye të partisë së vetme politike të njohur, Partisë Komuniste të Kubës.

Shumë pjesëmarrës në mbledhje thuhet se u sollën në Havana me autobusë. Javën e kaluar, mijëra kubanë dolën në rrugë në shumë qytete për liri, dhe kundër shtypjes dhe mungesave ushqimore.

Mungesa e ushqimit dhe ilaçeve

Për dekada nuk ka pasur protesta të tilla në këtë vend të Karaibeve. Por ka patur gjithashtu protesta të kubanëve në mërgim dhe simpatizantë jashtë vendit.

Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga goditja e turizmit nën pandemi, si dhe sanksionet e SHBA. Ka një mungesë të ushqimit dhe ilaçeve në vend.

Autoritetet kubane i kanë karakterizuar protestat si trazira të dhunshme të mbështetura nga SHBA, të cilat pretendohet se duan të ndajnë kubanët.

Qindra të arrestuar

Qindra njerëz u arrestuan, përfshirë shumë aktivistë, disa prej tyre të shquar, si dhe të paktën shtatë gazetarë, dhe një numër i panjohur njerëzish u plagosën. Qeveria raportoi një të vdekur. Shumë njerëz janë zhdukur.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, të arrestuarve u është mohuar ndihma juridike. Gjithashtu, aksesi në internet në ishull është bllokuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit