14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Presidenti i Izraelit Rivlin falënderon Erdogan për ndihmat e dhëna për fikjen e zjarrit

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan dhe homologu i tij izraelit Reuven Rivlin zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u bisedua edhe në lidhje me ndalinin e ezanit në Izrael.

 

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin e falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për dërgimin e mjeteve për fikjen e zjarrit në vendin e tij.

Të dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedimeve krahas marrëdhënieve mes dy vendeve u bisedua edhe në lidhje me projektligjin për ndalimin e ezanit në Izrael.

Erdogan e pyeti Rivlin në lidhje me projektligjin me anë të të cilit parashikohet ndalimi i këndimit të ezanit nëpërmjet altoparlantëve.

Rivlin e siguroi Erdogan se do të shqyrtojnë me kujdes edhe këtë çështje ashtu si ato të lirisë së shprehjes dhe të lirive fetare.

Reuven Rivlin gjithashtu bëri të ditur se ka biseduar me pilotët turq të cilët morën pjesë në punimet për fikjen e zjarrit në Izrael, ndërsa Presidentit Erdogan i tha se “Pilotët turq kanë kryer një punë shumë të mirë dhe u jemi mirënjohës për këtë. Gjithashtu ju falënderoj nga zemra edhe juve për marrjen e vendimit për dërgimin e ndihmave në kohën kur kishim nevojë. Pilotët turq me trimëri dhe aftësi që treguan na ndihmuan shumë”.

Ndërkaq Presidenti Erdogan duke e bërë të ditur se ambasadorët e dy vendeve së shpejti do të fillojnë me detyrat e tyre tha se “Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit është e rëndësisë së madhe për tërë rajonin. E di se do të vazhdojmë me punime në lidhje me gazin natyror. Bisedimet mes ministrave të energjisë të dyja vendeve do të japin rezultate”.

Rivlin gjithashtu nga Presidenti Erdogan kërkoi që të bëjë atë që është e mundur që trupat e pajetë të ushtarëve izraelit, Oron Shaul dhe Hadar Goldin, të cilët ndodhen në duart e Hamasit në Gazë, të dërgohen në Izrael për varrim.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit