Presidenti i Brazilit i përlotur në konferencën në Paris, Izraeli po bën gjenocid, OKB duhet të reformohet

Më të lexuarat

Presidenti i Brazilit, Lula da Silva, u përlot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Emmanuel Macron në Paris, duke folur për situatën në Gaza:

🗣 Ajo që po ndodh në Gaza nuk është luftë. Është një gjenocid i kryer nga një ushtri mirë e armatosur kundër grave dhe fëmijëve.

🗣 Ditët e fundit, gjithë bota diskuton për vrasjen e dy izraelitëve në Shtetet e Bashkuara, gjë që shkaktoi reagim të madh. Por, po atë ditë, u vranë dy fëmijë palestinezë që mbanin thesë me miell. Askush nuk u interesua për ata fëmijë.

🗣 Ajo që Izraeli po bën në Gaza është një gjenocid i planifikuar.

🗣 Kombet e Bashkuara duhet të reformohen. Bota sot nuk është ajo e viteve 1940, kur u krijua OKB-ja.

Pse nuk ka asnjë vend afrikan apo latinoamerikan në Këshillin e Sigurimit?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit