Isai paralajmëron ardhjen e Pejgamberit Muhamed pas tij

Më të lexuarat

Isa, alejhi selam, e përgëzoi ardhjen e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Isa, alejhi selam, ishte i Pejgamberi i fundit i popullit izraelit. Ai i kishte mbajtur një fjalim popullit të tij dhe mes të tjerash i kishte përgëzuar për një të dërguar tjetër që do vinte pas tij, për vulën e Pejgamberëve, madje e përshkroi duke ia cekur dhe emrin, në mënyrë që kur të vijë, ta njohin dhe ta pasojnë.

Isai ia deshi popullit të tij të mirën, deshi që të mos jenë prej atyre që kundërshtojnë Pejgamberët. Këtë na e cek Allahu në suren Saf-f:

6. “Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Tevratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”

Emri Ahmed ishte emër i Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sepse prej emrave të tij është edhe emri Ahmed, që do të thotë i lavdëruar, ashtu sikurse dhe kuptimi i emrit Muhamed dhe Mahmud, që do të thotë i lavdëruar, që të tre emrat të cilësuar me cilësinë e lavdërimit.


Dallimi mes emrit Ahmed dhe Muhamed

Dallimi me këtyre dy emra është nga ana gjuhësore: Ahmed i thuhet dikujt ende po ardhur, ende pa u vërtetuar të qenurit e tij i falënderuar, pra ai do jetë i tillë, do jetë i falënderuar.

Ndërsa Muhamed, i lavdëruar, është në të ardhmen, pasi të vijë dhe të vërtetohet se është i tillë. Pejgamberi ynë kur ishte gjallë dhe i zbriste Kur’ani, i thërriste njerëzit në islam, ai ishte i lavdëruar, i përshkruar me këtë cilësi të lavdërimit.

Muhamed do të thotë i lavdëruar shumë, lavd pas lavdi nga të tjerët.

Pejgamberit Muhamed i thuhet edhe: Mahmud. Mahmud i thuhet personit pasi të vdesë, nëse ka qenë i cilësuar me cilësinë e lavdërimit, që kjo ka qenë te Pejgamberi Muhamed, sal-lAllahu alejhi we sel-lem, ashtu ai i bekuar pas vdekjes së tij është Mahmud, ndërsa sa ishte gjallë ishte Muhamed e para se të lindte ishte Ahmed.


Isai, alejhi selam, e paralajmëroi popullin e tij për Pejgamberin e fundit dhe ua tregoi emrin, por kur u erdhi ai i bekuar, meqenëse ishte arab e jo nga izraelitët, e kundërshtuan, e refuzuan.

Burimi: DR. SHEFQET KRASNIQI
“HISTORITË E PEJGAMBERËVE NË KUR’AN”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit